Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë.
“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai Gazetës Express. “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.
Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.
“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranoi se do të donte ta kishte një emër shqip dhe se këtë ua ka thënë edhe të pranishmëve në kishë, por tha se s’ka arsye ta ndërrojë emrin tash.
“Jo more vëlla, emrin as s’e ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë me e ndërru fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhanë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”, tha ai.
Geci tha se ka kontaktuar me “atë që e ka qitë” postimin se ai është konvertuar në katolik dhe e ka ndërruar emrin.
“E thirra atë që e ka qitë. Tha jo unë nuk e kam qitë, e ka qitë tjetërkush. Po hajt s’është kjo punë… Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, theksoi ai.
“Veç e kam lanë amanet që asnjë fjalë arabisht nuk bën me ma thanë te varri, kur të shkoj në varr. Nëse vini me më varros, varrosmëni shqip”, shtoi ish-komandanti.
Faqja “Famullia e Shën Mëhillit në Doblibarë të Gjakovës”, postoi një fotografi në Facebook së bashku me një njoftim për “pagëzimin e ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci”, për të cilin u tha se është pagëzuar me emrin Kastriot.
Po ashtu Telegrafi është munduar sërish të kontaktojë me priftin e Famullisë “Shën Mëhilli”, mirëpo i njëjti nuk përgjigjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova