LAJMI I FUNDIT:

Familjet e punonjësve të konsullatës Amerikane largohen nga Stambolli

Familjet e punonjësve të konsullatës Amerikane largohen nga Stambolli

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka urdhëruar anëtarët e familjeve të punonjësve të konsullatës në Stamboll, që të largohen nga Turqia.

Ky vendim është “i bazuar në informacionet e sigurisë që indikojnë se grupet ekstremiste po i vazhdojnë përpjekjet agresive për t’i sulmuar shtetasit amerikanë në hapësirat në Stamboll ku ata banojnë ose veprojnë”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ky urdhër ka të bëjë vetëm me Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Stamboll, e cila mbetet e hapur dhe me personel të plotë, e jo për ndonjë përfaqësi tjetër diplomatike amerikane në Turqi.


Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit i këshilloi shtetasit që “me kujdes ta shqyrtojnë nevojën për udhëtim në Turqi”.

Ndjenjat anti-amerikane janë të larta në Turqi, që është aleat në NATO, ku ende janë në fuqi ligje për gjendje të jashtëzakonshme prej dështimit të përpjekjes për puç, në muajin korrik.

Turqia, po ashtu, lufton kundër kryengritjes së ripërtrirë të separatistëve kurdë dhe është e prekur nga ndikimi i luftës në Sirinë fqinje, përfshirë edhe sulmet nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori