Që nga paslufta familja e Hetem Vitisë nga Sllovia e Lipjanit ka bërë jetë në një tendë. Shtëpia e bashkallakut, ku kjo familje ka jetuar më herët, ishte shkatërruar dhe ishte bërë e pamundur që të jetojnë të gjithë anëtarët e familjes Vitia në atë shtëpi.
Hetemi, pra njëri nga djemtë e kësaj familjeje, kishte bërë jetën në një tendë së bashku edhe me bashkëshorten dhe djalin e vetëm të tyre. Por, ka që një vit kjo familje është larguar nga tenda, pasi që sipas kryefamiljarit të kësaj familjeje Hetemit, jeta aty ishte bërë e trishtueshme, për shkak se jo rrallë herë brenda tendës janë gjetur gjarpërinj dhe gjallesa të tjera.
“Jetuam në mënyrën më mizore që mund të bëjë njeriu. Shoqëroheshim në vazhdimësi nga gjarpërinjtë, minjtë, si dhe zvarranikët e tjerë e u detyruam që të iknim nga aty. T’ju them të drejtën, djali vetëm sa nuk më është çmendur nga gjarpërinjtë dhe vendosëm të dalim krejt në natyrë vetëm që largoheshim nga aty”, është shprehur Hetemi, i cili gati se nuk ia plaste vajit.
Hetemi ka thënë se jeta në tendë është e papërballueshme dhe aty ka hequr të zitë e ullirit. Ai ka një vit që ishte vendosur në njërën nga dhomat e familjes së babait të tij, por as aty nuk e ka gjetur rehatinë.
Dhoma përveç që nuk e plotësonte as një standard, ajo ishte e parinovuar, ndërsa kishte një plafon të improvizuar me dërrasa, ku sipër tyre jetonin shpezët si pëllumbat dhe të tjerë. Sigurisht se ata aty kishin gjetur një ambient më të përshtatshëm.
“Po i dëgjoni cicërimat e pëllumbave dhe zogjve të tjerë. Ata përveçqë kryejnë nevojat e tyre dhe na kundërmojnë nga era. Ata me cicërimat e tyre vakt e pa vakt nuk na lenë të qetë, prandaj edhe këtu jeta na është bërë e padurueshme”, shprehet ai.
Në anën tjetër hallet e kësaj familjeje nuk përfundojnë këtu. Familja Vitia po jetonin pa asnjë të ardhur mujore. Krejt ajo çka ka kjo familje janë disa hekurishte që mbledhin për të mbajtur shpirtin gjallë. Këtë e mësuam nga vetë Hetemi, kryefamiljari.
Ai shpjegoi se nga kjo punë nuk arrihet të fitohet më shumë se vetëm sa për të siguruar bukën për familjen. Mungon gjithçka për Ramazan Hetemi thotë se prejse ka pasur thyerje të duarve nuk është i aftë të punojë punë të rënda.
“Çka të bëjë? Nëse nuk e bëj edhe këtë punë sigurisht se do të vdisnim urie. Nuk kemi as një të ardhur tjetër në shtëpi, bile as ndihma sociale”, shprehet ai.
“Tani edhe hekurishtet nuk po shiten shtrenjtë dhe po shkojnë me një çmim më të lirë dhe llogari nuk ke. Por, kur nuk ke nga t’ia mbash duhet të merresh edhe me këtë punë”.
Ky hallexhi lipjanas thekson se edhe për këtë punë është shtuar numri i atyre që mbledhin hekurishte, dhe se edhe është vështirë të gjenden ato. Thekson se nganjëherë i duhet të kërkojë gjithë ditën hekura dhe në fund me ato që fiton mundet apo jo të sjellë vetëm bukë në shtëpi. Për më shumë ky qytetar pohon se nxihet ngushtë edhe për gjërat më elementare për jetë dhe shpesh heqin keq edhe për bukën e gojës.
Ndërkohë për Muajin e Ramazanit, Hetemi thekson se në familjen e tij mungon gjithçka, duke filluar nga mielli, sheqeri, kripa, vaji, detergjenti e çdo gjë tjetër. Duke e përshkruar një jetë tmerri, ai thotë se me bashkëshorten vuajnë nga sëmundje të ndryshme, e sa për ta siguruar terapinë që ua cakton mjeku as që bëhet fjalë sepse nuk kanë para, shkruan Kosova Sot.
Andaj për të gjithë ata të cilët kanë mundësi të kthejnë lumturinë në këtë familje këtë mund ta bëjë, duke thirrur në numrin e telefonit: 044 85 23 26.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë