LAJMI I FUNDIT:

Familja mbretërorë spanjolle, angazhon shqiponjat që të mbrohen nga dronët

Familja mbretërorë spanjolle, angazhon shqiponjat që të mbrohen nga dronët

Zyrtarë nga familja mbretërore e Spanjës, kanë kërkuar ndihmën e një stërvitësi të shqiponjave, që të mbrojë nga dronët rezidencën që ndodhet në Zarzuela.

Pallati që gjendet në një pjesë malore të Madridit, vizitohet shpesh nga dronët që nuk dihet se kujt i përkasin, ndërsa forcat e rendit po nuk po arrijnë t’i ndalojnë.

Por, me të dëgjuar se në Gjermani është krijuar një ‘skuadër’ shqiponjash, që po ndjek dronët, është kërkuar ndihma e Jesus Gomesit, i cili rrit dhe stërvit shqiponja.


“Shqiponjat e rritura nga njerëzit, janë shumë të dëgjueshme dhe mund të jenë në dobishme në këtë kërkesë” i ka thënë Gomes gazetës “El Mundo”, transmeton Telegrafi. “Pilotët i drejtonin dronët, ndërsa unë i urdhëroja shqiponjat t’i vihen pas. Për dy muaj, ato janë bindur, i kanë kapur dhe ulur dronët në tokë”.

Ndryshe, familja mbretërore që gëzon shumë popullaritet në vend, janë gjithmonë në vëmendje të medieve.

Dronët që iu kalojnë sipër pallatit, dyshohet se i përkisnin paparacive, që duan të marrin pamje nga jeta private e familjarëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Kalo në kategori