Mijëra të burgosur, vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, për veprat e bëra.
E sa herë vjen ndonjë festë, sytë e tyre drejtohen nga Presidenti i vendit.
Bile, edhe këtë vit, 450 prej tyre kanë bërë kërkesë për falje të dënimit.
Kjo u bë e ditur përmes një përgjigje me shkrim, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ndërkohë, sipas rregullores për faljen e personave e dënuar, personave që iu mohohet kjo e drejtë, janë ata që paneli për lirim me kusht i ka refuzuar lirimin me kusht, atyre që akuzohen me veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, veprat penale kundër njerëzimit si dhe personave që me ligj të veçantë iu ndalohet falja.
Ndërkaq, në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë që edhe në rastet kur është shfrytëzuar kjo e drejtë nga presidentët, falja ka qenë simbolike.
“Numri i personave të privuar nga liria, që kanë përfituar nga falja e presidenteve, ka qenë shumë i vogël, mirëpo edhe ato falje që janë bërë, kanë qenë simbolike”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNj.
Sipas Demolli – Koliqit, ai që më së shumti e shfrytëzoi këtë të drejtë, ishte presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.
E nga gjithë kjo, sipas KMDLNJ-së, është Shërbimi Korrektues i Kosovës, që po e pëson më së shumti.
Ndërkohë, edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se falja e të dënuarve, është një e drejtë që presidenti mund ta shfrytëzojë, por jo e obligueshme.
Por, sipas Betim Musliut nga ky institut, edhe atëherë kur është shfrytëzuar kjo e drejtë, janë bërë shkelje të mëdha.
I tillë është rasti kur të dënuarit u falen nga dy ish – presidentet, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Sejdiu.
“Janë falur të dënuar për trafikim me qenie njerëzore. Po ashtu, vrasje që kanë qenë me kundërshtim me ligjin për falje, ku pesha e krimit është një kriter që duhet të vlerësohet. Bazuar në praktikat e deritashme, rezulton”, ka thënë Muslii.
Për këtë, T7 ka pyetur edhe në Presidencën e Kosovës, nëse presidenti i vendit Hashim Thaci, ka në plan të falë të dënuarit, apo nëse është formuar ndonjë komision për këtë çështje,
Por, këta të fundit, nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit.
Ndërkohë, brenda vitit, nuk ka ndonjë datë të caktuar në të cilën falën personat e dënuar nga ana e presidentit.
Por, faljet e tilla në Kosovë, kryesisht ndodhin në fund të vitit, apo me data të rëndësishme si ajo e 17 shkurtit.
Ndryshe, vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ua ka shlyer disa muaj nga dënimi, 4 të dënuarve.
Kurse, i pari që e nisi këtë, ishte ish-presidenti Fatmir Sejdiu në vitin 2009, me rastin e shënimit të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët