Site icon Telegrafi

Falja e borxheve vetëm deri më 1 shtator

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), është duke zbatuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.

Ky Ligj është në fuqi vetëm deri më 01 Shtator 2017, andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve.

Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet: Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar deri më 01 Shtator 2017, do të përfitojnë nga falja e borxhit. /Telegrafi/

Exit mobile version