Pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë, Chelsea do të drejtohet nga trajneri, Antonio Conte.

Mediat britanike dje raportuan se edhe mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal mund ti bashkohet italianit në Stamford Bridge.


Por, vetë mesfushori kilian ka folur rreth kësaj teme duke thënë se është i lumtur te skuadra bavareze, megjithëse të ardhmes kurrë nuk i dihet, transmeton Telegrafi.

"Jam shumë i lumtur në Bayern. Unë duhet të mendojë për familjen, por do ta respektoj kontratën", tha Vidal për Biobío.

"Por, vite më parë kam thënë se edhe në luftë do të shkoja me Conten. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë", kishte thënë Vidal. /Telegrafi/