LAJMI I FUNDIT:

Falë këtij “krahu robotik” një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte

Falë këtij “krahu robotik” një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte

Një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte edhe një herë falë një krahu robotik të kontrolluar tërësisht me mendjen e tij.

Kjo pasi që, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko përdorën implante truri me AI që i mundësojnë atij thjesht të imagjinojë lëvizjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sensorë të vegjël në sipërfaqen e trurit të tij zbulojnë aktivitetin e trurit, i cili interpretohet nga një kompjuter për të kontrolluar krahun robotik.


Krahu mund të kapë, lëvizë dhe lëshojë objekte.

Pamjet e publikuara nga universiteti tregojnë krahun robotik të burrit në gjendje të kapë një filxhan plastik dhe ta vendosë atë nën një shpërndarës pijesh.

Tani për tani, krahu lëviz mjaft ngadalë.

Por ka potencialin të jetë një ndryshim i jetës për njerëzit e paralizuar, në mënyrë që ata të mund të ushqehen ose të pinë një pije.

Kompania Neuralink e Elon Musk ka punuar në teknologji të ngjashme. /Telegrafi/