Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është duke u përballur me mungesë të stafit.
Siç njoftohet, tani një kohë të gjatë është evident problemi i shpërputhjes së madhe ndërmjet numrit të orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
Për pasojë, gjendja e tillë ka sjellë Fakultetin e Mjekësisë në situatën që: Aktualisht Fakulteti funksionon në kundërshtim me vendimin në fuqi të Këshillit Drejtues të UP-së për numrin maksimal të studentëve për grup ligjëratash.
Sipas tyre, ka më tepër se 30 asistentë mësimorë me titull shkencor të Doktorit të shkencës të arritur deri edhe para më tepër se një dekade, të cilët plotësojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen Profesor asistent, por të cilëve u është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të mosplotësimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik.
“Propozimet për ndryshimin e përcaktimit të normës javore të mësimit brenda vitit akademik, si kriter për shpalljen e konkursit për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në thirrjen akademike Profesor asistent janë përpjekje e menaxhmentit aktual të UP-së për të adresuar zgjidhjen e problemit të mësipërm në Fakultetin e Mjekësisë. Propozimet janë bërë pas konsultave gjithëpërfshirëse me menaxhmentin e Fakultetit të Mjekësisë, asistentët aktualë mësimorë të përfshirë, dhe Këshillin Drejtues të UP-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se opsioni i sforcimit të vendimit aktual të Këshillit Drejtues do ta përballte Fakultetin e Mjekësisë me sfida të pakapërcyeshme infrastrukturore për shkak të rritjes së madhe të numrit të grupeve mësimore, që për pasojë do të kishte rritjen e menjëhershme për numër të objekteve mësimore dhe rritjen e menjëhershme të orëve të ligjëratave, mbulimi i të cilave do të ishte i papërballueshëm për buxhetin e Universitetit të Prishtinës.
“Kështu, është vlerësuar se opsioni i propozuar për ndryshimin e përcaktimit të normës javore është një prej opsioneve që do të mund të adresonte zgjidhjen e problemit në mënyrën ekonomikisht më të favorshme për UP-në dhe është i përballueshëm për buxhetin e UP-së”.
Norma javore me orë mësimore në total për profesor asistentët e ri do të rritej në 10 orë në javë (2 orë ligjërata dhe 8 orë ushtrime) nga 6 orë, sa është aktualisht.
“Praktika e tillë do të zvogëlonte nevojat për pozita të reja të asistentëve, do të ekonomizonte dhe motivonte stafin ekzistues akademik, si dhe do të mundësonte dhe lehtësonte akreditimin e më tepër programeve të reja mësimore”, thuhet më tej.
Opsion tjetër në shqyrtim sipas tyre është anulimi i tërësishëm i ndryshimit ndërmjet orëve të ligjëratave dhe atyre të ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
“Duke pasur parasysh fushën e tyre specifike të studimit me mësim klinik, pastaj sforcimi i vendimit aktual të Këshillit Drejtues për kufizimin e numrit maksimal të studentëve për grup ligjëratash, përkundër kundërshtimit këmbëngulës të tij nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë, e deri te opsioni i mbajtjes së status quo-s, duke mos e adresuar fare problemin nga niveli i menaxhmentit të UP-së”.
Fakulteti i Mjkeësisë thotë se ka vlerësuar se opsioni i fundit, pra i mbajtjes së status quo-s është më i pafavorshmi për imazhin publik të Universitetit të Prishtinës, për nevojat e tij, për menaxhimin dhe motivimin e stafit të tij të brendshëm akademik, si dhe gjetjen e zgjidhjes që është ekonomikisht efektive.
“Sigurisht, cilido opsion që miratohet, mbetet subjekt i zbatimit rigoroz të kritereve që lidhen me kërkesat cilësore dhe meritat e kandidatëve për thirrjet akademike statutare”.
“Në kushtet e reja të krijuara me interesimin e shtuar publik mbi problematikën e mësipërme, jemi të gatshëm për shqyrtim të mëtejmë të problematikës së diskutuar më sipër mbi bazën e këshillimit me njësinë përkatëse akademike. Në këtë kontekst, kemi kërkuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë që të ofrojë një propozim konkret si qasje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi