Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës ofron programe studimi atraktive dhe moderne

Jeni maturant/e dhe jeni në dyshime të thella se ku dëshironi të studioni, por në të njëjtën kohë po kërkoni një drejtim me perspektivë me mundësi punësimi në Kosovë?
Nëse po, atëherë Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës është zgjidhja perfekte për ju!
Ky fakultet aftëson studentët në degët e inxhinierisë mekanike, industrisë, teknologjisë, transportit dhe fushave të ndërlidhura.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është më shumë se një qendër studimi, është vendi ku talenti juaj lulëzon dhe ku ju ndërtoni bazën e një karriere të suksesshme në inxhinierinë mekanike dhe fushat e ndërlidhura. Duke ofruar programe të nivelit Bachelor dhe Master, FIM ju siguron një edukim të shkëlqyer që përputhet me kërkesat e tregut global.Me një gamë të gjerë programesh të akredituara, FIM është vendi ideal për të nisur ose zgjeruar njohuritë tuaja.
Në nivelin e studimit Bachelor, programet e akredituara të studimit që ofrohen janë:- Mekatronikë (180 ECTS)- Komunikacion dhe Transport (180 ECTS) - Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtërishme (180 ECTS)- Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment (180 ECTS)- Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (180 ECTS)Ndërsa niveli i studimit Master, ofron këto programe të akredituara studimi:- Mekatronikë (120 ECTS) - Komunikacion Rrugor (120 ECTS) - Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtërishme (120 ECTS)- Dizajn Inxhinierik dhe Automjeteve (120 ECTS)
Duke ofruar programe të nivelit Bachelor dhe Master, FIM ju siguron një edukim të shkëlqyer që përputhet me kërkesat e tregut global. Diplomimi në këtë fakultet hap dyert e një karriere të suksesshme dhe të larmishme.
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ju fton të bashkoheni dhe të bëheni pjesë e komunitetit të tyre inovativ dhe të përparuar.
Aplikoni tani për të siguruar vendin tuaj nga 375 studentët e rregullt për pranim në nivelin Bachelor dhe nisni një rrugëtim të paharrueshëm drejt suksesit!
Për më shumë informata mund ta vizitoni në objektin e Fakulteteve Teknike në Prishtinë, ose web faqen e Fakultetit: fim.uni-pr.edu/























































