Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, do të luaj një rol thelbësor si inkubator i ideve dhe do të afrojë njerëz me mosha të ndryshme për ambicie të ngjashme. Kështu u tha në inaugurimin e kësaj qendre.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se inovacioni dhe ndërmarrësia janë forcat shtypëse të progresit dhe të prosperitetit të shtetit dhe të shoqërisë sonë. Sipas tij, kjo qendër do të jetë hapësirë ku iniciohen idetë sfidat, përballen me zgjidhje inovative dhe kultivohet fryma e ndërmarrësisë.
“Inovacioni dhe ndërmarrësia janë forcat shtypëse të progresit dhe të prosperitetit të shtetit dhe të shoqërisë sonë. Qeveria jonë tashmë është duke investuar në dy platforma tjera të rëndësishme për zhvillimin e inovacionit në Kosovë. Është parku i inovacionit dhe trajnimeve në Prizren “ITP”, me një hapësirë prej 40 hektarë, investim i përbashkët me qeverinë gjermane, e që tashmë popullohet me 40 kompani vendore, ndërkombëtarë dhe pjesëmarrës të tjerë nga organizatat joqeveritare (OJQ) dhe akademike.
Në kuadër të ITP-së, qeveria jonë ka investuar edhe në projekte konkrete, si qendra për ekselencë digjitale, në kuadër të së cilës janë krijuar laboratori për printim dhe skanim 3D dhe qendra e të dhënave të rrjetit akademik dhe kërkimor e Kosovës “KREN” e së shpejti pritet edhe pilotimi i rrjetit 5G. Ndërsa sot brenda Universitetit të Prishtinës po e lansojmë këtë qendër që është edhe një platformë tjetër e rëndësishme e ekosistemit tonë të inovacionit në synimin e saj të gërshetimit të akademisë me industrinë.
Është thelbësore që kjo qendër t’i pajisë studentët tanë me aftësitë dhe burimet e nevojshme për t’u ballafaquar me sfidat, por edhe për të shfrytëzuar mundësitë e botës moderne që po zhvillohet në shpejtësi marramendëse. Do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit, do të jetë hapësirë ku iniciohen idetë, sfidat përballen me zgjidhje inovative dhe ku kultivohet fryma e ndërmarrëisë”, thotë Kurti.
Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi mes MINT dhe UP, është krijimi dhe zhvillimi i teknologjive, duke lehtësuar absorbimin e njohurive të reja, nxitjen dhe promovimin e inovacionit dhe teknologjisë së dobishme nëpërmjet të aktiviteteve thelbësore që zhvillojnë idetë inovative.
“Një hapësirë frymëzuese e komunitetit dinamik që pritet të krijoj një kulturë që mbështet inovacionin dhe nxit rritjen e ekosistemit të ndërmarrësisë. Qëllimi përfundimtari i këtij bashkëpunimi mes MINT dhe UP është krijimi dhe zhvillimi i teknologjive duke lehtësuar absorbimin e njohurive të reja, nxitjen dhe promovimin e inovacionit dhe teknologjisë së dobishme nëpërmjet të aktiviteteve thelbësore që zhvillojnë idetë inovative për produkte, shërbime dhe procese të reja apo për të përmirësuar dukshëm. Kërkimi i zhvillimit dhe inovacionit janë shtyrësit kryesorë për zhvillim ekonomik, teknologjik dhe social, duke qenë kështu thelbësor për përparimin dhe konkurushmërinë e një shoqërie në një ambient global të ndryshueshëm dhe gjithnjë në rritje”, shton Hajdari.
Po ashtu, këshilltari i ministres së arsimit, Muhedin Nushi u shpreh se kjo qendër do të lehtësojë shkëmbimin e ideve që sjell zhvillim dhe produktivitet të shtuar.
“Do të mbledh një hapësirë të përbashkët, një diversitet të pasur të individëve dhe të palëve që janë katalizatorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Qendra për inovacion do të luaj një rol thelbësor si inkubatorë i ideve dhe kultivues i potencialit ekonomik të të rive tanë. Kjo qendër do të lehtësoj shkëmbimin e ideve e që sjell zhvillim dhe produktivitet të shtuar, do të afroj njerëz me mosha të ndryshme por me ambicie të ngjashme, e që rezulton me thellim të kreativitetit”, shprehet ai.
Për fund, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi ka vijuar se aspirata e natyrshme e UP-së, është që të janë konkurrues me të tjerët në arenën më të gjerë të arsimit të lartë.
“Qëndrohet diskutimi i sotëm për dijen e lartë, është përcaktimi dhe përkufizimi i një misioni të një universiteti modern. Teknologjia bashkëkohore me të gjitha manifestimet e saj, ndryshimet shoqërore, lëvizjet demokratike, mundësitë dhe sfidat ekonomike kanë krijuar shumë pyetje pa përgjigje fikse, sfida të shumta dhe mundësi për të qenë shumë inovativ në mbulim modelimin dhe konsolidimin e një kulture arsimore që duhet të jetë e kujdesshme dhe e përgjegjshme ndaj ndryshimeve. Sfidat e sotme duhet të parë edhe si mundësi për të qenë kreativ, të përgjegjshëm dhe për të qenë reagues ndaj ndryshimeve të shpejta dhe të shumëanshme. Aspirata jonë e natyrshme është që të jemi konkurrues me të tjerët në arenën më të gjerë të arsimit të lartë”, vijon Qerimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit