Lajmet e rreme nuk janë një fenomen i ri, pasi ekzistojnë shumë kohë përpara ardhjes së internetit. Por epoka digjitale ka revolucionarizuar jashtë mase gjenerimin dhe shpërndarjen e informacionit në gjithë botën. Për dallim nga mediat tradicionale, rrjetet sociale kanë lehtësuar përhapjen më të shpejtë dhe më të gjerë të dezinformatave.
Pas përhapjes së coronavirusit në Kinë e pastaj depërimit anë e kënd botës, u krijua një shtrirje e frikshme e lajmeve të rreme!
Në Kosovë, më 13 mars 2020, kur edhe u konfirmuan rastet e para të infektimit me Covid-19, përdoruesve të rrjeteve sociale iu shtua kureshtja për të ditur më shumë lidhur me virusin. Vorbulla e madhe e brumit bruto-informativ veçse ishte kanalizuar dhe askush nuk dinte më saktësi se çfarë po ndodhë. Qytetari ishte i etur për informacion, çfarëdo qoftë ai – dhe kjo bëri që të ndeshen me apo pa dashje me lajme nga më të ndryshmet, përfshirë të sakta, gjysmë apo komplet të rrejshme.
E, rritja e “Fake News-it”, doli të shtohet vazhdimisht, po aq sa vet virusi.
Sa më shumë që përhapej virusi aq më shumë krijohej pasiguri në informata që shpërndaheshin online, duke bërë kështu që të afektohen edhe shqiptarët. Krahasuar me vitin e kaluar, viti 2021 kishte rritje të konsiderueshme të lajmeve të rreme në të gjitha sferat, por veçantë në rastin e virusit COVID-19, vaksinën, e gjithçka që ndërlidhej me pandeminë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), krahasuar me statistikat e ofruara nga Eurostat, rezulton se 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet, kurse kjo mesatare në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është 89 për qind. Ndërkaq, një raport ndërkombëtarë thekson se mbi 51% e qytetarëve në Kosovë deklaronin se burimi i tyre primar i informacionit gjatë pandemisë kanë qenë rrjetet sociale, ndërsa 33 për qind e tyre kanë shfrytëzuar televizionin si burim informacioni, kurse 14.1% portalet e ndryshme.
Bazuar në këto të dhëna, del se një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të rrjeteve sociale janë “infektuar”, me “FakeNews”. Efekti i mundshëm lajmeve të rreme për COVID-19, rrodhi nga teoritë konspirative, të tilla si; një armë biologjike e prodhuar në Kinë, uji me limon ose vaj kokosi që mund të vrasë virusin, ose ilaçe, të cilat edhe nëse miratohen për indikacione të tjera, mund të kenë efektivitet të mundshëm në parandalim ose trajtim të COVID-19.
Po ashtu, në fillim hezitimi jashtzakonisht i madh për tu vaksinuar ndodhi për shkak të konspiracioneve që ndërlidheshin me çip në vaksinë, steriliteti tek meshkujt, efekte të tjera nga marrja e vaksinës COVID-19.
Kësaj gjendjeje i kanë paraprirë edhe personat me ndikim në Kosovë, që s’kishin të bënin fare me mjekësinë. Ata hamendësonin me statuse e shpërndarje të linçeve, që nuk përkonin aspak me realitetin – madje jepnin edhe deklarata se virusi është shpikje, dhe nuk ekziston.
Po ashtu video të doktorit amerikan, Rashid Buttar, u shpërnda me qindra mijëra herë, që thoshte se COVID-19, është mashtrim për t’i detyruar njerëzit ta marrin “detyrueshëm” vaksinën për të cilën aludonte se mund të ketë edhe mikroçip brenda. Që nga publikimi i videos së tij, me 16 prill 2020, ajo është larguar disa herë nga rrjetet sociale po ashtu edhe platforma Youtube.
Doktori Buttar përkundër fshirjes së videos, ai ka vazhduar të plasojë video edhe në platforma tjera, nga të cilat po ashtu ka marrë vëmendje të konsiderueshme. Videot e tij u komentuan edhe në Kosovë.
Ndërkaq, sipas NDI-së në Kosovë, nga marsi 2020 deri në shkurt 2021, 35,899 artikuj dhe postime lajmesh që u rishikuan dhe 3613 përmbanin një formë të çrregullimit të informacionit.
Këta artikuj dhe postime gjeneruan 28,728,270 klikime dhe 81,777 shpërndarje në Facebook.
Vaksna anti-COVID
Më 28 mars, Kosova pranoi kontigjentin prej 24,000 dozash të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX. Edhe pse ishin pak doza, kishte edhe shumë njerëz që hezitonin të vaksinoheshin, pasi nuk kishin informata të sakta, kishin dyshime nëse është e mirë për shëndetin e tyre.
Kjo pasiguri e krijuan nga infodemia.
“Infodemia është prania e tepruar e informatave, përfshirë informatat e rreme ose mashtruese në formë digjitale dhe fizike. Kjo shkakton huti dhe sjellje të rrezikshme që mund të jenë të dëmshme për shëndetin”.
Dy javë pas arritjes së vaksinës AstraZeneca në vendin tonë, pati një mal me artikuj për siç raportohej mpiksje gjaku dhe vdekje nga kjo lloj vaksine – kjo bëri që njerëzit të krijonin mendim bindës kundër AstraZenecas.
Jo vetëm kaq!
Opozita parlamentare pati ndikim të madh në rastin e AstraZenecas. Më 3 korrik të vitit 2021, Kosova pati pranuar 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca, donacion nga Norvegjia. Deputetë të caktuar kërkonin të publikonin datën e skandecës së vaksinave pasi aludonin se s’kanë afat, dhe sipas tyre këtë po e fsheh Qeveria, në krye me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë Arben Vitia.
Kjo krijoi huti edhe më të madhe nga qytetarët, të cilët edhe pse kishin bërë terminë për vaksinim, nëse iu servohej AstraZeneca, hezitonin ta merrnin.
Dhe këto lajme të rreme, deklarime “Fakenews”, bënë që nga 182.900, doza të AstraZeneca-s, që ekzistonin në stok, të administroheshin vetëm rreth 50 mijë.
Pra 133 mijë të tjera kanë shkuar dëm, pasi iu skadoi afati si pasojë e pasigurisë nga deklarimet për skadim të afatit.
Rënia e intensitetit të vaksinimit
Në disa shtete të botës, tashmë ka filluar imunizimi edhe me dozën e tretë, dhe një pjesë e caktuar iu kanë kthyer normalitetit. Në Kosovë deri me 31 dhjetor 2021, kishte rënie të konsiderueshme të rasteve me coronavorus, e bashkë po ashtu rënie drastike të dhënies së dozave anti-Covid.
Derisa në muajin gusht brenda ditës vaksinoheshin rreth 20 mijë qytetarë, muajin e dhjetor, numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është shumë më i vogël.
Deri në ditët e fundit të dhjetorit, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht mbi 43 për qind e qytetarëve.
Ndikimi psikologjik i lajmeve të rreme
Sipas një artikulli në sbunker, cit, aktualisht nuk ekzistojnë publikime të mjaftueshme me relevancë shkencore në rastin e Kosovës që do të mund të hidhnin dritë shumëdimensionale mbi lidhjen e mundshme shkakësore në mes të ekspozimit ndaj lajmeve të rreme dhe dizinformatave lidhur me pandeminë dhe rritjes së mundshme të nivelit të stresit, apo gjendjeve të tjera psikologjike.
Megjithatë, sipas një hulumtimi empirik të realizuar nga dy sociologë është evidentuar se tek 60.9% e qytetarëve pjesëmarrës në këtë studim, pandemia ka shkaktuar frikë, panik (45.7%), ankth (34.8%) dhe pasiguri sociale te 76.3% e pjesëmarrësve.
Kjo pasiguri, ky panik apo edhe frikë është manifestuar ndryshe në vende të ndryshme.
Në këtë link mund të shihni një hartë interaktive me një numër të madh dezinformatash të zbuluara, të cilat gjithashtu mund t’i shihni sipas kategorive tematike, si dhe sipas grupit të kontrolluesve të fakteve që kanë punuar në verifikimin e fakteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës