Emisioni ‘Fiks Fare’ solli mbrëmjen e së mërkurës rastin e banorëve të lagjes numër 4 në Bashkinë e Kamzës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike shkrirjeje në lagjen e tyre.
Ata thanë për Fiksin se ndihen të rrezikuar nga tymërat dhe ndotja. “Ku do t’i rrisim fëmijët? Për ata kemi më shumë frikë, se ne e kaluam tonën”, tha një e moshuar.
Të tjerë banorë pohuan se e kanë shumë pranë shtëpive fabrikën dhe kjo përbën një rrezik shumë të madh.
“Tri gra kanë dashur të vrasin veten para disa ditësh, këtu para fabrikës, se vihet në rrezik jeta e fëmijëve të tyre”, tha një tjetër banor.
Të zhgënjyer nga indiferenca e baskisë, ata rrëfyen se nuk kanë vajtur fare të ankohen aty.
“Nuk shkojmë të ankohemi se Xhelali është në krahun e tyre, pse të shkojmë kot? Kemi vajtur në polici dhe asgjë nuk është bërë”, tha një prej tyre.
Pas ankesës së banorëve, gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Bashkinë e Kamzës. Këtu, gazetarëve iu kërkua të shkonin tek fabrika në orën 12:00, pasi në këtë orë do të kishte një takim mes banorëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë.
Bashkë me banorët gazetarët pritën të zhvillohej takimi, i cili nuk u mbajt kurrë. I kontaktuar në telefon, drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Kamëz, Arber Tola deklaroi se takimi u anulua sepse nuk kishin ardhur përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa punonjësit e bashkisë ishin paraqitur në orar.
Pas kësaj telefonate, gazetarët shkuan në Bashkinë Kamëz. Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës, Armir Zere tha për Fiksin se“Bashkia ka dhënë këtë leje ndërtimi, pasi kjo është një zonë industriale, ndërsa përsa i përket ndotjes, për këtë duhet të verifikojë Ministria e Mjedisit”.
Zoti Zere iu vuri në dispozicion gazetarëve edhe një dokument të cilësimit të asaj zone, në të cilin thuhej se në atë zonë janë zero banorë.
Pas këtyre fakteve, emisioni investigativ kërkoi një përgjigje në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Drejtori i këtij institucioni, Julian Beqiri tha se “Ne nuk kemi dhënë akoma një leje mjedisi për këtë fabrikë. Më datë 10.04.2017 është zhvilluar takimi me banorët dhe bashkinë, për këtë disponojmë dhe dokumente, por që të merret leje do kalojnë edhe disa procedura të tjera”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara