LAJMI I FUNDIT:

Fabregas paralajmëron Messin për Ligue 1: Kampionat i fortë me talente të mëdha, lojtarët e Monacos të lumtur që do të luajnë kundër tij

Fabregas paralajmëron Messin për Ligue 1: Kampionat i fortë me talente të mëdha, lojtarët e Monacos të lumtur që do të luajnë kundër tij

Lionel Messi tashmë ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me Paris Saint-Germain, megjithatë ish- shoku i tij i Barcelonës, Cesc Fabregas, i ka dhënë një paralajmërim argjentinasit në garën për titullin e Ligue 1 këtë sezon.

Fabregas nënshkroi me Monacon pasi nuk ishte i rregullt te Chelsea dhe ish -lojtari i Arsenalit po përgatitet për një sezon tjetër në principatë.

“Sigurisht, kur PSG nuk e fiton ligën, të gjithë e shohin atë si një fatkeqësi sepse kanë shpenzuar shumë para”.


“Të gjithë e shohin atë si një ligë me një ekip, por në pesë vitet e fundit, Monaco dhe Lille e kanë thyer atë. Nuk është aq e lehtë sa mendojnë njerëzit, ka ekipe shumë intensive, shumë agresive, me lojtarë shumë të shpejtë dhe të fortë”, ka thënë Fabregas në një intervistë për Daily Mail.

Ardhja e Messit në Paris thjesht forcon statusin e tyre si favoritët të Ligue 1, por pavarësisht paralajmërimeve, Fabregas është i ngazëllyer me ardhjen e argjentinasit.

“Të gjithë djemtë janë të ngazëllyer, duke e ditur se ata po luajnë kundër Lionel Messit , të gjithë duan fanellën e tij”.

“Unë u them atyre se jemi 25 veta dhe vetëm njëri prej nesh mund ta ketë dhe ai do të ketë vetëm dy fanella për ndeshje”.

“Ekipi është plot me talente të mëdha në Monaco, do të jetë një provë fantastike për ta, kur të vijë lojtari më i mirë ata duan të tregojnë atë që mund të bëjnë, ne thjesht duam vazhdimësinë pa menduar shumë për Messin”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Premier League
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Ligat tjera
Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Serie A
Kalo në kategori