FA Cup: Manchester City - Port Vale, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Port Vale i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 1/32 të FA Cup.
Citizens do të jenë nikoqir të Port Vales në ndeshjen që fillon në ora 18:31 në 'Etihad Stadium'.
Pep Guardiola nuk i ka pushuar lojtarët kryesor për këtë takim edhe pse pak ditë më vonë do të përballet me Manchester Unitedin në EFL Cup.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Bravo, Cancelo, Stones, Harwood-Bellis, Angelino, Gundogan, Silva (C), Zinchenko, Foden, Bernardo, Aguero.
Formacioni shartues i Port Vales: Brown, Gibbons, Joyce, Legge, Worrall, Pope, Montano, Smith, Amoo, Taylor, Burgess. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































