Evropa, sikurse edhe pjesa tjetër e botës, duket se po mban frymën në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ne reagimet e para pas votimeve të martës një pjesë e zyrtarëve evropianë thanë se do të punojnë me cilindo që fiton zgjedhjet.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se blloku 27 vendesh është i gatshëm që të ndërtojë partneritet të fortë transatlantik.
“Populli amerikan foli. Derisa presim për rezultatin, BE-ja është e gatshme të vazhdojë ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të mbështetur në historinë dhe vlerat tonë të përbashkëta”, shkroi ai ne rrjetin social twitter.
Zëvendës kancelari gjerman Olaf Scholz, tha të mërkurën se “çdo qytetar amerikan duhet të ketë mundësinë të ndikojë rezultatin me votën e tij, ndërsa shprehu bindjen në vazhdimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara edhe pas zgjedhjeve.
“Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i rëndësishëm pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve, por është e rëndësishme që gjithçka të numërohet dhe në fund të fundit të kemi një rezultat të qartë që del nga zgjedhjet demokratike në procedura demokratike”, tha zoti Scholz.
Ndërsa Bashkimi Evropian po pret rezultatin, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha shkroi në twitter se “është e qartë që qytetarët amerikanë zgjodhën Donald Trumpin.”
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer, refuzoi të komentojë qëndrimin e kryeministrit slloven por paralajmëroi rreth ndërhyrjes në procesin që po vazhdon.
“Pritjet tona janë që autoritetet përgjegjëse për procesin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të jenë ata që shpallin rezultatet,” tha ai.
Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab, shprehu besimin në institucionet amerikane, ndërsa Britania po pret me interes përmbylljen e procesit të zgjedhjeve.
” Pra, ne thjesht do të duhet të jemi të durueshëm, por do të jemi të gatshëm, të zotë dhe entuziastë për të punuar me miqtë dhe partnerët tanë amerikanë, pavarësisht nga rezultati i garës”, tha sekretari Raab./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës