Pas pohimeve të Avokatit të Popullit se qytetarët ankohen tek ai se i marrin faturat e larta të rrymës që nuk e kanë shpenzuar dhe se shpeshherë paguajnë edhe avans, kanë reaguar nga kompania EVN.
Nga EVN thonë se asnjëherë nuk ngarkojnë detyrim monetar më të madh nga ajo që konsumatori ka harxhuar por për shkak të disa aryejeve që numërojnë ato, orëmatësi ndodh që të mos lexohet në kohë por me anë të leximit të ardhshëm barazohet vlera në varësi të asaj nëse konsumatori ka harxhuar më shumë ose më pak se fatura e fundit që i ka ardhur.
“Edhe pse me “Ligjin për Energjetikë”, “Rregullat e Rrjetit” dhe “Rregullat e Furnizimit” është e paraparë që leximi i njehsorëve duhet të bëhet një herë në vit, ekipet e Elektrodistribuimit këtë e bëjnë për çdo muaj. Por, ndodh që orëmatësi të mos lexohet për arsye të ndryshme: konsumatori nuk është prezent (nuk është në shtëpi ose objekt), për shkak të pengimit të ekipeve të leximit të orëmatësve nga ana e konsumatorit, në qoftë se ekipet nuk kanë qasje deri te pika matëse, kushtet e rënda të motit, pushime mjekësore të lexuesve, izolim për shkak të korona virusit etj. Në qoftë se orëmatësi nuk është lexuar, në ç’rast faturohet vlerë e supozuar si mesatare e konsumit gjatë 12 muajve të fundit, konsumatori mund të paraqesë gjendjen e konsumit përmes ueb-faqes evnonline.mk, përmes e-mailit, telefonit dhe në zyrat e pranimit të Qendrave Energo të Konsumatorëve dhe kështu shërbimet tona të punës do t’i kryejnë korrigjimet përkatëse.
“Fatura e supozuar nuk nënkupton automatikisht faturë më të lartë të energjisë elektrike. E njejta mund të përmbajë edhe vlera më të ulëta në krahasim me konsumin real gjatë muajit përkatës. Gjithashtu, fatura më e lartë e enegjisë elektrike mund të jetë edhe pasojë e barazimit pas leximit të kryer të gjendjes së konsumit, për të cilën gjendje gjatë muajit të kaluar është dërguar faturë e supozuar me vlera më të ulëta nga konsumi real”, thonë nga EVN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë