Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka regjistruar në regjistrin e pasurisë kapitale, dhjetë vetura të blera në vitin 2020 për nevoja të ambasadave.
Në raportin e auditimit që u prezantua sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike u evidentuan disa shkelje, kryesisht me avance të pambyllura dhe mos regjistrim të plotë të shpenzimeve të misioneve diplomatike dhe konsullore.
Ky raport u shqyrtua pa prezencën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila nuk mori pjesë.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se disa herë e ka fituar ministren, por e njëjta ka kthyer përgjigje negative për shkak të agjendës së ngarkuar, derisa ftoi që mbledhja e komisionit të vazhdonte.
Me një gjë të tillë nuk u pajtua, anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Enver Haliti, i cili tha se nuk është e nevojshme të diskutohet raporti, përderisa mungon kreu i atij institucioni.
“Është vetëm humbje kohe që ne të diskutojmë pa qenë as një përfaqësues i institucionit këtu për të na dhënë sqarime dhe për t’u përgjigjur në shqetësimet, ose pyetjet shtesë që kanë anëtarët e komisionit, lidhur me këtë raport të auditimit. Unë po mendoj që nuk është e nevojshme të diskutojmë mes veti pa qenë dikush nga institucioni”, tha ai, raporton KP.
Megjithatë, mbledhja vazhdoi, deputetja raportuese për raportin e auditorit për MPJD-në gjatë vitit 2020, Mirlinda Sadiku paraqiti disa nga shkeljet e gjetura.
“Mos regjistrimi i plotë i shpenzimeve të misioneve diplomatike dhe konsullore. Në pasqyrat financiare janë avance të pambyllura për ambasada dhe konsullata në vlerë prej 1 milion e 641 mijë euro, këto si avance të pambyllura kanë të bëjnë me shpenzimet që kanë bërë e të cilat nuk janë regjistruar si shpenzime nga ministria, edhe pse ishin të raportuara nga Ministra e Diasporës….shkaqet e mos regjistrimit të shpenzimeve ishin të ndryshme, njëra ndër to ishin menaxhimi i dobët nga ministria, lëvizja e zyrtarëve financiar në misione diplomatike, pamjaftueshmëria e kontrollit të brendshme nga zyrtarët financiar…
Në regjistrin e pasurisë nuk janë regjistruar dhjetë vetura që janë blerë në vitin 2020 për nevojë të ambasadave dhe atë në vlerë preje 200 mijë euro, si dhe në vlerën e mobileve të 2565 euro për konsullatën në Strugë”, tha ajo.
Ndërsa, deputetja Bajrami pyeti auditoren pse në këtë raport nuk është adresuar çështja e blerjes së tri BMW-ve nga MPJD.
“Pse në këtë raport nuk është adresuar fare çështja e tri veturave BMW të cilat ka pasur raportime që janë blerë nga ambasada në Gjermani dhe thuhet që vlera e tyre është diku 50 mijë euro për secilën. Ato qëndrojnë të parkuara se nuk janë të shfrytëzueshme, janë marrë me çmim përgjysmë më të lirë në Gjermani që të përdoren në misione diplomatike atje, por janë sjell në Kosovë, por si të tilla eksiton një lloj kontesti aty. Megjithatë është shpenzim i parasë publike, megjithëse janë marrë në Gjermani me gjysmë çmimi”, tha ai.
Auditorja nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Arveta Zymberi tha se të njëjtat nuk janë audituar pasi janë blerë në vitin 2019.
“Ne e kemi për obligim ta auditojmë vitin fiskal, këtë rast vitin 2020. Si e tillë këto vetura nuk kanë qenë të përfshira në pasqyrat financiare të vitit 2020. Janë blerë 1 ose 2 vite më herët”, tha ajo.
Komisioni me rekomandime dërgoi këtë raport në Kuvendin e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!