“Mangava Tut” mban titullin kënga më e re e Evi Reçit që është shoqëruar me videoklip.

Ervin Gonxhi qëndron prapa këtij projekti muzikor, të cilit ia ka bërë muzikën, miksimin dhe masterizimin.


Tekstin e ka shkruar Vojsava Alia, derisa audio incizimi është bërë nga Eran Production.

Produksioni Pro...Video e ka xhiruar videoklipin, konceptin e të cilit e ka bërë vet këngëtarja.

Ndryshe, “Mangava Tut” në gjuhën shqipe përkthehet “Të dua”. /Telegrafi/