Everton Soares është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Brazil.

Sulmuesi anësor brazilian ka pasur disa paraqitje mjaftë të mira me Gremion dhe Kombëtaren e Brazilit.


Falë ndeshjeve të mira, ai është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane përfshirë Milanin, Tottenhamin, Arsenalin, Atletico Madridin, Monacon e Evertonin së fundit.

Reprezentuesi brazilian duket se karrierën do ta vazhdoj në Angli tek skuadra me emrin e njëjtë si të tijin, Everton.

GettyImages 1170602630 Everton duke festuar një gol me fanellën e Gremios. (Photo by Miguel Schincariol/Getty Images)

Klubi i njohur anglez ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit për të arritur një marrëveshje për kontratën e anësorit.

Në Angli raportojnë se Evertoni tanimë ka arritur një marrëveshje me Gremion për sulmuesin.

Anglezët kanë pranuar të paguajnë 35 milionë euro për ta bërë të tyre Everton Soaresin. /Telegrafi/

telegrafi sport app