LAJMI I FUNDIT:

Eurozona futet në një tjetër recesion ekonomik

Eurozona futet në një tjetër recesion ekonomik

Ekonomia e Eurozonës u tkurr në tremujorin e parë të 2021 ndërsa vendet zbatuan bllokime dhe kufizime të reja mes një vale të tretë të infektimeve me COVID-19.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto në rajon ra me 0.6 për qind në tremujor, duke shënuar kështu tremujorin e dytë rresht të tkurrjeve.

Shumica e ekonomive më të mëdha të rajonit, Gjermania, Italia dhe Spanja, panë një rënie të aktivitetit gjatë tre muajve të parë të vitit. Rënia më e fortë e aktivitetit ndodhi në Portugali, e cila është përballur me një valë të rasteve të reja me COVID-19, gjë kjo që çoi në një bllokim të dytë të vendit.


Vendet në rajon do të fillojnë të marrin fonde për mbështetje në të gjithë Bashkimin Evropian, në gjysmën e dytë të vitit. Disa kombe kanë paraqitur tashmë planet e tyre se si ata synojnë të përdorin fondet për analiza nga Komisioni Evropian.

Rritet aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në Eurozonë
Lexo po ashtu Rritet aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në Eurozonë

“Financimi do të jetë i disponueshëm për vendet anëtare sapo të përfundojnë disa pika të caktuara”, tha shefi i tregtisë i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

BE-ja pret që të ketë 70 për qind të popullsisë së rritur të vaksinuar këtë verë dhe vendet e varura nga turizmi shpresojnë që një numër më i madh i njerëzve të vaksinuar do t’i lejojë ata të kenë një sezon veror më të suksesshëm këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori