LAJMI I FUNDIT:

Eurovisioni pasohet nga frika e trazirave për shkak të konfliktit izraelito-palestinez, përfaqësueses së Izraelit nuk i lejohet të dalë nga dhoma

Eurovisioni pasohet nga frika e trazirave për shkak të konfliktit izraelito-palestinez, përfaqësueses së Izraelit nuk i lejohet të dalë nga dhoma

Konflikti izraelito-palestinez në Rripin e Gazës ndikoi gjithashtu edhe në eventin më të madh muzikor të Evropës, Eurovision.

Në kuadër të këtij festivali, priten protesta e trazira në shenjë proteste të pjesëmarrjes së Izraelit.

Siç është raportuar, përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan është nën mbikëqyrjen e masave të larta të sigurisë. Asaj gjithashtu i është kërkuar të mos dalë nga dhoma e hotelit përveç shfaqjeve dhe ngjarjeve zyrtare të Eurovizionit, për shkak të protestave pro-palestineze në Malmo të Suedisë, qyteti ku zhvillohet konkursi.


Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Lexo po ashtu Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Policia i tha asaj që të qëndronte jashtë syve të publikut, përveç gjatë performancës.

Eden Golan mbërriti në Malmö këtë fundjavë në mes të sigurisë së rreptë, duke mbajtur një distinktiv në shenjë solidariteti ndaj pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.

Policia suedeze është në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar përforcime nga Danimarka dhe Norvegjia për konkursin më të madh të muzikës pop në Evropë.

Organizatorët e Eurovizionit të sivjetshëm, kanë njoftuar se janë të përgatitur të heqin të gjithë flamujt dhe simbolet palestineze me konotacion politik gjatë garës popullore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Magazina
Kalo në kategori