LAJMI I FUNDIT:

EUROPOL njofton arrestimin e katër personave në operacionin më të madh kundër malware në botë

EUROPOL njofton arrestimin e katër personave në operacionin më të madh kundër malware në botë

Policia ka arrestuar katër persona dhe ka larguar 100 serverë nga e gjithë Evropa dhe Amerika e Veriut në atë që EUROPOL thotë se është masa më e madhe kundër malware e kryer ndonjëherë.

EUROPOL ka njoftuar se ka arrestuar katër persona dhe ka larguar 100 serverë nga e gjithë Evropa dhe Amerika e Veriut në një operacion të madh kundër malware.

Gjithashtu, Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së tha se mbi dy mijë domene tani janë nën kontrollin e zbatimit të ligjit.


Siç raportohet, operacioni Endgame i cili u krye midis 27 dhe 29 majit, ishte “operacioni më i madh ndonjëherë kundër bot-eve, të cilët luajnë rol të madh në vendosjen e viruseve ransomware”.

Disa prej bot-eve që janë çaktivizuar janë IcedID, Smokeloader, SystemBC, Pikabot dhe Bumblebee, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa të arrestuar janë tre shtetas ukrainas dhe një armen, me dhjetë urdhër-arreste tjera ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se një nga të dyshuarit kryesorë të operacionit ka fituar të paktën 69 milionë euro kriptomonedha duke i dhënë me qera faqet që vendosnin ransomware.

Gjetja e të dyshuarve ishte përpjekje e koordinuar nga e gjithë bota, me operacionin e udhëhequr nga Franca, Gjermania dhe Holanda.

“Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë arritur t’i japin një goditje të rëndësishme skenës së krimit kibernetik. Falë bashkëpunimit intensiv ndërkombëtar, gjashtë nga familjet më të mëdha të malware u bënë të padëmshme”,  tha Martina Link, nënkryetare e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë.

Ndërkohë, më shumë se 20 oficerë të zbatimit të ligjit nga Danimarka, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja koordinuan qindra oficerë në terren, si dhe disa poste komanduese virtuale me oficerët e Armenisë, Francës, Portugalisë dhe Ukrainës.

Sipas prokurores publike franceze, Laura Beccuau, sulmet malware kryhen shpesh kundër kompanive private, individëve dhe ndërtesave publike si spitalet.

Nga viti 2022 deri në vitin 2023, numri i sulmeve kibernetike në Francë është rritur për 30 për qind.

Ndryshe, Europol tha se operacioni nuk ka përfunduar ende. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Kalo në kategori