Evropa po kthehet në qendrën globale të imazheve dhe videove të abuzimeve seksuale me fëmijët.
Ky është konkluzioni i një raporti të përvitshëm të Fondacionit për Mbikëqyrjen e Internetit (IWF), që thekson se rreth 60 për qind e materialeve të abuzimeve mbarëbotërore gjenden pikërisht në Europë, me një rritje prej 19 për qind.
Holanda kryeson listën e kombeve europiane si “arkivuesja” e përmbajtjeve ilegale, thotë më tej IWF.
Kjo vjen edhe si pasojë e përmirësimit të raportimeve dhe policimit nga ofruesit e shërbimit të internetit në Amerikën e Veriut.
“Situata është përmbysur krahasuar me vitet e kaluara”, thotë shefja ekzekutive e fondacionit në fjalë, Susie Hargreaves.
“Europa është tashmë mikpritësi më i madh i imazheve të abuzimit ndaj fëmijëve, duke lënë pas Amerikën e Veriut”.
IWF-ja është një organizatë britanike që ka si fushëveprim gjetjen dhe zhdukjen e materialeve abuzuese nga rrjetet britanike.
Në vitin 2015, rreth 57 për qind e faqeve të internetit që përmbanin materiale abuzuese gjendeshin në Amerikën Veriore, sipas shifrave të IWF-së.
Në vitin 2016, kjo shifër u zvogëlua në 37 për qind, ndërsa tashmë shumica e tyre qarkullon në Europë.
Raporti i IWF-së thotë se rreth 34.212 faqe interneti janë zbuluar të përmbajnë dhe të shfaqin materiale abuzuese në Europë, duke përfshirë në kontinentin e vjetër edhe Rusinë e Turqinë.
Hargreaves thotë se kjo kthesë “mund të reflektojë punën e madhe që ka bërë industria amerikane për të luftuar këtë problem”, duke i detyruar kriminelët të gjejnë hapësira të tjera se ku mund t’i ngarkojnë dhe shpërndajnë këto materiale.
Ndryshimi është një “tregues i jashtëzakonshëm” i punës që është bërë nga ofruesit amerikanë të shërbimit të internetit në identifikimin, heqjen dhe raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, – thotë John Shehan, zv.president i divizionit për shfrytëzimin e fëmijëve në Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar në SHBA (NCMEC).
Ligjet amerikane u kërkojnë ofruesve të shërbimit të internetit të informojnë autoritetet kur gjenden imazhe të ndaluara në rrjetet e tyre. Në vitin 2015, numri i raportimeve të marra ishte 4.4 milionë, ndërsa në vitin 2016 plot 8.2 milionë.
Ndërsa për vitin aktual, vetëm në këto 3 muaj e pak ditë janë marrë mbi dy milionë raportime.
Ndërkohë, Arda Gerkens, deputete holandeze që ndihmon në mbikëqyrjen e linjave telefonike kundër abuzimit në Holandë, thotë se ka parë një rritje të konsiderueshme të raportimeve nga ofruesit e shërbimeve të internetit mbi materialet e ndaluara në 2015-n dhe 2016-n. Por, sipas saj, ende nuk ka pasur ndonjë ndryshim në politikën europiane në 12 muajt e fundit që do të sillte edhe ndikim në këtë kthesë të raportit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza – ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi