Ndërsa pandemia COVID-19 u përhap në Evropë, SHBA dhe filloi të shfaqej në Afrikë këtë javë, edhe kriza të tjera mbizotëruan titujt e mediave botërore, duke lënë pak hapësirë për lajme të tjera.
Këtu janë pesë histori pa coronavirus që mbase mund të ju kenë humbur:
Qeveria e Kosovës bie në mes të pandemisë globale
Qeveria e Kosovës ra të mërkurën pas vetëm 50 ditëve në pushtet.
Mocioni i mosbesimit u kalua pasi 82 votuan pro dhe 32 kundër me një abstenim, pas një debati të gjatë 12 orësh, të iniciuar nga partneri i ri i koalicionit qeverisës pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, shkruan Euronews.
Kryeministri Albin Kurti i Lëvizjes së Vetëvendosje mund të marrë dy javë për të provuar formimin e një qeverie të re ose do të thirren zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Për shkak të kërcënimit nga coronavirusi, parlamenti mbajti një seancë të mbyllur për publikun dhe mediat, por u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik.
Deputetët u ulën larg njëri-tjetrit, duke mbajtur maska dhe doreza, dhe Parlamenti ishte dezinfektuar të paktën dy herë gjatë seancës.
Tetë neo-nazistët gjermanë të dënuar për sulme të planifikuar
Një gjykatë në Gjermaninë lindore ka dënuar tetë ekstremistë të ekstremit të djathtë, të cilët u akuzuan se kishin planifikuar të rrëzonin dhunshëm pushtetin.
Gjykata rajonale në Dresden të martën dënoi njërin nga burrat me akuzën e formimit të një “organizate terroriste” dhe shtatë të tjerët si anëtarë të grupit neo-nazist, të quajtur Revolution Chemnitz, transmeton Telegrafi.
Gjykata i dënoi të pandehurit me burgim që shkonin nga 27 muaj deri në 5 vjet e gjysmë. Burrat janë midis 22 dhe 32-vjeç.
Ata u akuzuan se kishin provuar të merrnin armë dhe kishin komplotuar për të rrëzuar rendin demokratik në Gjermani.
Shteti holandez u dënua nga gjykata për të paguar krimet koloniale
Një gjykatë e Hagës urdhëroi Holandën të mërkurën të paguante dëmshpërblim për viktimat e krimeve që shteti holandez kreu gjatë epokës së tij koloniale.
Disa mijëra qytetarë indonezianë vdiqën gjatë konfliktit, i cili çoi në njohjen holandeze të pavarësisë së Indonezisë në vitin 1949.
Mbreti Hollandez Willem-Alexander kohët e fundit kërkoi falje për “dhunën e tepërt” që u shënua kërkim-falja e parë e tillë nga një monarkë holandeze.
Zgjerimi i BE: Brukseli “të hap bisedimet e anëtarësimit” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Bashkimi Evropian ka hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi të martën Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Varhelyi konfirmoi se 27 vendet anëtare të bllokut kishin arritur marrëveshjen, duke shtuar se kjo “gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, tha se vendimi i BE “në këtë kohë të rëndë është një simbol i forcës së tij të vërtetë”.
Ndërkohë, homologu i tij shqiptar, Gent Cakaj, e përshëndeti atë si një “arritje historike” duke shtuar se angazhimi i tyre drejt anëtarësimit në BE është “i palëkundur”.
Orban i Hungarisë akuzohet për ‘rrëmbim të pushtetit’ ndërsa ai kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar
Qeveria hungareze po kërkon të zgjasë pafundësisht gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për shkak të epidemisë së coronavirusit, duke bërë që disa të frikësohen nga një rrëmbim i pajustifikuar i fuqisë dhe një erozion i lirisë së shtypit në një vend ku partia qeverisëse është akuzuar prej kohësh për veprime jodemokratike.
Duke folur në fillim të seancës parlamentare të së hënës, kryeministri Viktor Orban tha se gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë “mjetet për të organizuar vetëmbrojtjen e Hungarisë”.
Projekt-ligji që po diskutohet të hënën në Parlament do t’i jepte qeverisë kompetenca të veçanta, duke përfshirë mundësinë për të qeverisur me dekret pa miratimin parlamentar, për aq kohë sa qeveria e konsideron të nevojshme.
Do të caktonte gjithashtu burg deri në pesë vjet për ata të që përhapin informacion të rremë për epideminë, dhe deri në tetë vjet për ata që ndërhyjnë në përpjekjet për të përmirësuar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri