LAJMI I FUNDIT:

EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën

EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Sipas njoftimit për media gjatë këtij takimi, ministri Tahiri ka vlerësuar lart mbështetjen që ka ofruar misioni EULEX dhe shefja e këtij misioni, duke krijuar një partneritet të ngushtë në perspektivën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë vendimtare për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX dhe kalimit të gjitha kompetencave në duart e institucioneve vendore, tranzicion ky për të cilin kemi pasur mbështetjen e plotë të Papadopoulou”, ka vlerësuar ministri Tahiri.


Në njoftim thuhet se, Tahiri theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të bashkëpunojë me misionin e EULEX në rolin këshillëdhënës dhe monitorues, me qëllim të fuqizimit të sundimin e ligjit dhe zbatimit të reformave që janë ndërmarrë, përfshirë masat e agjendës “Drejtësia 2020”.

Ndërsa, Papadopoulou është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht se EULEX do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të përgjegjshëm në çështjet me interes për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori