EULEX-i më 7 korrik të këtij viti ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha. Po ashtu përveç këtij në aktakuzë janë të përfshirë edhe 6 zyrtarë të tjerë.
Aktakuza ka ardhura pas hetimeve rreth një tenderi të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku në atë kohë pala që pretendon se është dëmtuar ka kërkuar nga Organet e Hetuesisë që hetojë rastin, raporton INFOKUSI.com.
Në aktakuzën e siguruar nga portali INFOKUSI, shihet se përveç Hoxhës, aty është përfshirë edhe Emin Tmava, Hanefi Hajdini, Driton Pruthi, Muhamet Selmani, Nijazi Thaçi si dhe Azem Duraku, ky i fundit më herët ka qenë ekspertë shqyrtues në OSHP, ndërkaq tash është drejtor i Prokurimit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), raporton INFOKUSI.com.
Driton Pruthi, aktualisht është zyrtar i Prokurimit në KEK, po ashtu zyrtarë i lartë në këtë kompani është edhe Nijazi Thaçi, ndërkaq Muhamet Selmani, po ashtu ka qenë zyrtarë për prokurim në KEK, ndërkaq aktualisht është deputet i PDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës, raporton portali INFOKUSI.com.
Portali INFOKUSI ka kontaktuar edhe avokatet mbrojtës të akuzuarve në këtë rast, por ata vetëm kanë konfirmuar aktakuzën. Sipas tyre, EULEX-it në këtë rast ka ngritur aktakuzën pa bazë ligjore për shkak sa janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara ligjore, raporton INFOKUSI.com.
Po ashtu sipas tyre në këtë rast nuk ka asnjë fakt të vetëm për shkeljet për të cilat pretendon pala ankuese, kompania “SMH Kosovo”, e cila ishte garë për këtë tender, por nga zyra e Prokurimit të KEK-ut është shpallur si ofertues i pasuksesshëm për shkak të çmimit më të lartë se sa operatori i rekomanduar dhe më pas përfitues i kontratës për furnizim me pjesë për makina të rënda të KEK-ut.
Rasti për të cilin është ngritur aktakuza ka ndodhur në mars të vitit 2011 rreth një tenderi për furnizim me pjesë rezerve të makinerisë së rëndë. /Infokusi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë