Vitit 2021 po i vjen fundi, por duket se nuk ka fund për dezinformatat pro-Kremlinit. Platforma EUvsDisinfo e cila merret me trajtimin e lajmeve të rrejshme, këtë vit ka shtuar mbi 2,700 shembuj të rinj të dezinformatave pro-Kremlinit.
Përafërsisht një e treta e të gjithë shembujve të dezinformatave këtë vit kishin synonim Ukrainën.
Mes përshkallëzimit të vazhdueshëm të ngritjes ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës, mediet pro-Kremlinit vazhdojnë ta portretizojnë këtë të fundit edhe si agresorin përfundimtar (duke shkuar aq larg sa ta akuzojnë atë për gjenocid kundër folësve rusë në Donbas) dhe si një viktimë histerike e pafuqishme.
Ky lloj modeli dezinformimi është shfaqur së fundmi në mars dhe prill të këtij viti gjatë ngritjes së ushtrisë ruse. Në atë kohë, ashtu si tani, media pro-Kremlinit u përpoq ta portretizonte Ukrainën si agresive, të braktisur nga partnerët e saj dhe që shkelte marrëveshjet ndërkombëtare.
Asnjë prej tyre nuk është e vërtetë, por mesazhe të tilla, të përshtatura për audienca specifike dhe të shpërndara në shumë gjuhë, e ndihmojnë Kremlinin të arrijë qëllime specifike: brenda vendit – të krijojë një imazh të Ukrainës si armik dhe të mobilizojë mbështetjen për politikën e jashtme të Kremlinit; në Ukrainë – për të ndarë dhe destabilizuar shoqërinë; dhe ndërkombëtarisht – për të legjitimuar veprimet e Kremlinit.
Njerëzit e regjimit – radikalizimi i medieve bjelloruse të kontrolluara nga shteti
Goditja brutale sistematike ndaj shoqërisë civile dhe medieve të pavarura vazhdoi në Bjellorusi. Sipas të dhënave të Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, mbi 260 gazetarë u ndaluan, u kontrolluan, u arrestuan ose u detyruan të përballeshin me akuza administrative ose penale këtë vit.
Tridhjetë e një punonjës të medias janë prapa hekurave tani. Mjerisht, numri i të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi qëndron në 942 persona.
Sipas Barys Haretski, një nënkryetar i Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, organizatat e medias dhe gazetarët janë nën represion të ashpër dhe diskursi publik është pothuajse tërësisht i shtypur.
Me shkatërrimin e medieve të pavarura, personalitetet mediatike të mbetura në transmetim në kanalet mediatike të kontrolluara nga shteti janë bërë edhe më të pamëshirshëm në denigrimin dhe njollosjen e kujtdo që do të guxonte të kundërshtonte regjimin e Lukashenkës.
Nuk është për t’u habitur që shumë nga “specialistët” e medias të kontrolluar nga shteti Bjellorus, së bashku me homologët e tyre rusë, ishin pjesëmarrës të gatshëm në përpjekjet e regjimit të Aleksandar Lukashenkos për të instrumentalizuar migrimin.
Narrativat dezinformuese pro-Lukashenkës dhe pro-Kremlinit vazhdojnë të fajësojnë BE-në për krizën e emigracionit dhe përpjekjet për të “destabilizuar” Bjellorusinë, gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të largojnë vëmendjen nga të dhënat e tmerrshme të të drejtave të njeriut të regjimit të Lukashenkës.
Rreshti i argjendtë në këtë situatë janë sondazhet e opinionit publik, të cilat tregojnë se vetëm një pakicë e vogël e popullsisë i beson medieve të kontrolluara nga shteti në Bjellorusi. Ndërkohë, besimi në mediet e pavarura (online) vazhdon të rritet, duke arritur në 49.5 për qind në janar 2021.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/12/end-of-the-year-11.png)
Vazhdon konvergjenca oportuniste e dezinformatave
Në vitin 2020, në mes të pandemisë COVID-19, rrjetet e dezinformimit pro-Kremlinit dhe atij kinez u konvergjuan në një teori konspirative të “laboratorëve sekretë” si pjesë e përpjekjeve më të gjera të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit rreth virusit.
Këtë vit, ka pasur raste të tjera kur interesat pro-Kremlinit dhe dezinformatave kineze u rreshtuan së bashku.
Veçanërisht, mediet pro-Kremlinit ishin të prirura për të riprodhuar dhe përforcuar narrativat e Pekinit që mohonin shkeljet e të drejtave të njeriut kundër popullsisë ujgure në Xinjiang.
Si mediet ruse ashtu edhe ato kineze të kontrolluara nga shteti shfrytëzuan krizën në Afganistan, duke u përpjekur të paraqesin SHBA-në si një partner “të pabesueshëm” dhe të projektojnë mesazhet e tyre mbi çështjet thelbësore të politikës së jashtme dhe të brendshme: Ukrainën dhe Tajvanin.
Përafrimi i mesazheve në mediat e kontrolluara nga shteti nuk tregon domosdoshmërish koordinimin sistematik të përpjekjeve (dez)informative. Por, ka shenja se aktorët pro-Kremlinit dhe ata kinezë të dezinformimit po mësojnë nga njëri-tjetri.
Mes goditjes – një mesazh shprese
Viti 2021 solli shumë zhvillime shqetësuese. Pati një goditje të paprecedentë ndaj medieve të pavarura në Rusi përpara zgjedhjeve për Dumën, me medie dhe gazetarë që i nënshtroheshin rregullisht ndalimeve, bastisjeve, çështjeve penale dhe burgosjeve. Shoqëria civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut u sulmuan gjithashtu. Hapësira për debat publik dhe angazhim qytetar në Rusi po zvogëlohet.
Vaksinimi dhe dezinformimi ndaj COVID-19 kishte vazhduar, ashtu si edhe përpjekjet pro-Kremlinit për të përforcuar skepticizmin rreth vaksinave të prodhuara nga perëndimi.
Alexei Navalny, i cili vitin e kaluar i mbijetoi një atentati, u kthye në Rusi dhe u arrestua dhe u burgos në mënyrë arbitrare këtë vit. Mediet pro-Kremlinit u përpoqën shumë për ta shpifur atë dhe për të nënçmuar mbështetësit e tij.
E megjithatë, 2021 nuk është një vit dëshpërimi. Gjithmonë ka gjëra për të cilat duhet të keni shpresë. Siç kishte thënë në një intervistë në fillim të këtij viti Pavel Andreev, një bashkëpronar i një prej mediave të pakta të mbetura të pavarura ruse 7×7, ka shenja ndryshimi pozitiv çdo ditë.
Viti që nisi me burgosjen e motivuar politikisht të Navalnyt përfundoi me pranimin e çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit në Parlamentin Evropian, të cilin e pranoi vajza e tij në emër të tij.
Dmitry Muratov, një nga themeluesit dhe redaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta mori një Çmim Nobel për Paqe këtë vit, së bashku me gazetaren Maria Resa nga Filipinet. Ky është një mesazh i fortë, se “gazetaria e lirë, e pavarur dhe e bazuar në fakte shërben për të mbrojtur kundër abuzimit të pushtetit, gënjeshtrave dhe propagandës së luftës. Ky është mesazhi që mund të marrim pas vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-144-780x439.jpg)
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë
![Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-146-780x439.jpg)
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë
![Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-150-780x439.jpg)
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë