Mediumi amerikan ESPN ka shpallur listën e favoritëve për Kampionatin Botëror të ardhshëm në Katar.

ESPN renditi dhjetë favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Botës dhe në vend të parë është Brazili me kuotën 5.5.


Pas tyre vijnë Anglia dhe Franca (6.5), që shihen si ekipe që mund t’i rivalizojnë më shumë brazilianët.

brazil 1

Spanja (10), Argjentina (10), Gjermania (12), Belgjika (13), Portugalia (13), Holanda (13)  dhe Danimarka (29).

Më së paku gjasa ka Zelanda e Re me një kuotë prej 2001.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor të këtij viti dhe titullin do ta mbrojë Franca.

Franca 1

Ky do të jetë Botërori i fundit me 32 skuadra, pasi në vitin e ardhshëm 2026 do të marrin pjesë 48 përzgjedhje në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app