Eskalon debati mes banorëve, Labi shpërthen ndaj Fjollës: Do të më kapë infarkt nga ti

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fjollës dhe Labinotit mbrëmjen e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të shtëpisë.
Konflikti nisi nga një diskutim i thjeshtë mbi një mbiemër, për të cilin Labinoti pyeti nëse është shqiptar, por kjo pyetje duket se e acaroi tej mase Fjollën.
Situata u tensionua më tej kur Labi reagoi ashpër, duke i thënë Fjollës: “Me ke hipur mbi kokë, do të më kapë infarkt nga ti”.

Tensioni u rrit kur ai eskalon veprimin e tij: mori çipsat që ndodheshin pranë dhe i shkel me këmbë, për t’i futur më pas në gojën e tij.
Fjolla nuk e la pa përgjigje sjelljen e tij. Ajo e kritikoi ashpër Labinotin dhe nuk kursente fjalët: “Ti je në gjendje me shkel bukën vetëm për kamera”.
Kjo deklaratë nxjerr në pah se banorët po ndikohen edhe nga prezenca e kamerave, dhe disa veprime dramatike mund të jenë për efekt televiziv.
Ky incident duket se ka tensionuar atmosferën në shtëpi, ndërsa debatet mes dy banorëve kanë bërë që të gjithë të vëzhgojnë me kujdes reagimet e tyre.
Situata ngre pyetje mbi limitet e sjelljes dhe respektin mes banorëve, sidomos kur provokimet mund të shndërrohen në konflikte fizike. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































