LAJMI I FUNDIT:

Është përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Është përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit; Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit; Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale; Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj fëmijës dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi institucional, material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.

Karakteristikë bazë e Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi i drejtësisë restauruese, gjegjësisht procedurave jashtëgjyqësore për veprimin e fëmijës që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje.

Risi mjaft e rëndësishme me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin e fëmijës viktimë. Në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij ligji, përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër penale e dhunës dhe akteve të tjera të dhunës individuale ose grupore, ndahen mjete në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, pas pranimit paraprakisht të mendimit nga Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore, sjell program vjetor me të cilin i planifikon burimet dhe mënyrën e shpenzimit të mjeteve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori