Audi Q5 është një nga modelet më të njohura nga kjo kompani, dhe tani po vjen me një azhurnim të ri. Tani kjo makinë është bërë edhe më e mirë.

Tashmë kjo makinë vjen me një teknologji të jashtëzakonshme.


Me një gjatësi prej 4.68 metra, ridizenjimi Q5 tani është 19 milimetra më i gjatë, ndërsa gjerësia (1.89 m) dhe lartësia (1.66 m) kanë mbetur të pandryshuara, transmeton Telegrafi.

4bde341f 1335 4930 9099 8ff4592d0699

Brendësi më luksoze

Brenda, kabina digjitale mbizotëruese shoqërohet nga një ekran MMI 10.1 inç me multimedian e re MIB 3.

Për momentin kjo makinë në Evropë vjen me një motor 2.0 TDI me 204 kuaj fuqi dhe 400 Nm, i cili ndërthur një teknologji të butë hibride.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 7.6 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 222 km / orë.

Ndërsa në SHBa vjen me performanca pak më ndryshe. Kjo makinë vjen me një motor 2.0 TFSI me 265 kuaj fuqi dhe 370 Nm, dhe 55 TFSI e quattro në formën e një hibrid plug-in.

cc09da80 b312 484d b158 1db76169c5f6

Audi Q5 fillon në Gjermani me një çmim prej 48.700 euro për versionin me naftë, ndërsa modeli fillestar në Shtetet e Bashkuara (Q5 45 TFSI) kushton 43.300 USD.

Është interesante që performanca hibride do të kushtojë 51.900 dollarë, që është një mijë dollarë më pak se modeli i mëparshëm.

Audi Q5 është prodhuar në uzinën San José Chiapa në Meksikë, dhe shitjet planifikohen të fillojnë në vjeshtën e vitit 2020. /Telegrafi/