LAJMI I FUNDIT:

A është mirë për lidhjen seksi i tepërt?

A është mirë për lidhjen seksi i tepërt?

Hulumtimi i ri tregon se seksi i tepërt bën të kënaqeni më pak. Në këtë studim, çiftet e martuara të cilët kishin bërë seks të paktën një herë në muaj, por assesi më shumë se tri herë në javë, ishin ndarë në dy grupe.

Njërit grup i ishte kërkuar ta dyfishojnë shpeshtësinë e seksit, përderisa grupi tjetër duhej të qëndronte me të njëjtin ritëm, transmeton Telegrafi.

Pas tre muajve, çiftet e grupit të parë – të cilët janë dashur të bëjnë seks më shpesh – kanë raportuar për më pak dëshirë për seks sesa në fillim të eksperimentit.


Arsyeja për këtë ka kuptim: t’ju thotë dikush se kur duhet të bëni seks, nuk është diçka që sjell kënaqësi.

Duke marrë parasysh se çiftet është dashur t’i përmbahen një rutine të caktuar të seksit, ai presion ua ka hequr kënaqësinë, shpjegon bashkautorja e këtij studimi, George Leowensteinm.

Pra, nëse ju dhe partneri bëni seks shumë shpesh sepse dëshironi të dy, atëherë normalisht që duhet të vazhdoni me këtë ritëm. Por, nuk ka rëndësi nëse numri juaj magjik është më i vogël sesa i çifteve tjera, thotë ajo.

Për ta sjell jetën seksual në nivel tjetër, duhet të harroni kuantitetin dhe të përqendroheni në kualitet. Qëndroni të hapur me njëri-tjetrin dhe trajtojeni partnerin si person, e jo si yll pornografik – përveç nëse preferoni të dy kështu. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli

Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli

Astrologji
Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Lule
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Kalo në kategori