Emërimi i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, thonë Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, e Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese.
Por, për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), një emërim i tillë nuk është kushtetues.
Rashiq, nga komuniteti serb, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Progresive, është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim nga Qeveria e Kosovës, më 1 dhjetor.
Posti ka qenë i zbrazët, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiq, nga Lista Serbe, ka dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.
Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, i përfaqësuar në Kuvend me 9 deputetë – ka reaguar, duke e konsideruar emërimin e Rashiqit si jokushtetues dhe të marrë pa pëlqimin e deputetëve serbë.
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
“Kushtetuta është e qartë: kryeministri ka kompetenca t’i ndërrojë ministrat edhe pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës”, thotë Mushkolaj.
Ajo kujton këtu paragrafin 4 të nenit 94 të Kushtetutës së Kosovës, i cili në mënyrë eksplicite thotë se kryeministri ka kompetencë “t’i ndërrojë anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit”.
Megjithatë, neni 96 i Kushtetutës, i cili ka të bëjë me përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë, thotë se zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave bëhet pas konsultimit me partitë, koalicionet apo grupet që i përfaqësojnë ato komunitete.
Në rastin konkret, nëse një person që nuk i përket Listës Serbe emërohet ministër apo deputet, ai duhet të miratohet nga deputetët që e përfaqësojnë komunitetin shumicë në Kuvend, përkatësisht Lista Serbe.
Duke komentuar këtë dispozitë ligjore, Mushkolaj thotë: “Kushtetuta është e qartë se në cilat raste duhet pasur miratimin e deputetëve [të komunitetit] që mban ulëse të garantuara: me rastin e zgjedhjes së Qeverisë; me rastin e miratimit të ligjeve me interes vital; me rastin e miratimit të amendamenteve kushtetuese. Por, asnjëherë kur gjatë mandatit të Qeverisë, kryeministri bën ndryshim të ministrave. Kosova bazohet në Kushtetutë, është shtet funksional”.
Për të njëjtën çështje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se neni 96 i Kushtetutës së Kosovës është respektuar me rastin e votimit të Qeverisë në mars të vitit 2021.
Baraliu: Nëse dikush ka dyshime, çështja të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese
Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, thotë po ashtu se komuniteti serb e ka shfrytëzuar të drejtën kushtetuese, pas zgjedhjeve të fundit, duke i ofruar kandidatët e tij.
“Tash, ata kanë dhënë dorëheqje, kanë hequr dorë nga e drejta… dhe Qeveria është ndërlidhur me nenin 94, paragrafi 4, ku thuhet se kryeministri mund t’i emërojë dhe shkarkojë ministrat pa u konsultuar fare me Kuvendin. Nëse dikush është i pakënaqur, mund ta kontestojë çështjen dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.
Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, ka paralajmëruar tashmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me emërimin e Rashiqit.
Por, Mushkolaj shprehet e bindur se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të marrë ndonjë vendim ndryshe, sepse vendimi i Qeverisë, thotë ajo, është legjitim.
Miftaraj: Emërimi i Rashiqit nuk është në pajtim më Kushtetutën
Ndryshe nga Mushkolaj dhe Baraliu vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD-ja. Në aspektin kushtetues, emërimi i ministrit Rashiq nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj, thotë ai.
“Në Kosovë është ndërtuar praktika duke u bazuar në Kushtetutë, që në rastet e emërimit të ministrave që nuk janë anëtarë të Kuvendit, të kërkohet edhe miratimi formal i shumicës së komuniteteve, që janë deklaruar se e përfaqësojnë atë komunitet që është pakicë në Kosovë”, thotë Miftaraj.
Fakti se kjo praktikë nuk është ndjekur, tregon se bëhet fjalë për shkelje kushtetuese, shton ai.
Nga Bashkimi Evropian, zëdhënësi Peter Stano ka thënë po ashtu se, “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i Nenad Rashiqit në postin e ministrit nuk është bërë në përputhje me Kushtetutën”.
Çfarë kanë thënë në Serbi?
Presidenti i Serbisë, Aleksanad Vuçiq, ka thënë se “Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës”.
Ai ka përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të këtij emërimi.
Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se Kurti, me këtë vendim, “ka shkelur brutalisht të ashtuquajturën Kushtetutë”.
Rashiq: Lista Serbe nuk e kupton Kushtetutën
Vetë ministri i sapoemëruar, Rashiq, thotë se Lista Serbe “duhet të angazhojë dikë” për t’ia qartësuar Kushtetutën e Kosovës, sepse “nuk e kupton”.
Rashiq, viteve të fundit, ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se, si ministër, do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjitha pakicat në Kosovë, por, në mënyrë të veçantë, për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
“Në rend të parë do të merrem me fuqizimin e serbëve autentikë të Kosovës, rëndësinë e tyre në institucionet e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të tyre, pasi është i mundur. Pra, fillimisht do të fokusohemi në këto fusha”, thotë Rashiq.
Një pjesë e madhe e komunitetit serb në Kosovë është e integruar në institucionet e Kosovës, por në pjesën veriore funksionojnë, po ashtu, struktura paralele serbe.
Pas vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe – i cili më pas është pezulluar – dorëheqje kanë dhënë të gjithë zyrtarët serbë nga veriu, si në nivelin lokal, ashtu edhe atë qendror të Kosovës.
Dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës
Që nga fillimi i nëntorit, qytetarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në institucione të ndryshme në Kosovë.
Lista Serbe pretendon se ka mbështetjen e mbi 95 për qind të votuesve serbë në Kosovë.
Ndërrimi i ministrave të saj ka ndodhur edhe më herët.
Në vitin 2019, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga posti i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon nga Lista Serbe, duke e zëvendësuar me Diana Zhiviqin nga Partia e Pavarur Liberale.
Shkarkimi i Rikalos ka qenë një nga kushtet e Partisë Socialdemokrate opozitare për mbështetjen e propozim-buxhetit të Qeverisë së Kosovës.
Edhe asokohe, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e kanë kundërshtuar këtë emërim, duke thënë se ai “nuk paraqet vullnetin e popullit serb”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës