LAJMI I FUNDIT:

Është koha për hapat e ndryshimeve!

Pas përfundimit me sukses të Konferencës së Donatorëve, për Kosovën, të mbajtur në Bruksel. Premtimi prej 1.2 miliardëve, për realizimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, është një rast i mirë, për një fillim të ri. Qeverinë Thaçi, e bën shumë përgjegjëse, për hapat e mëtutjeshëm, me qëllim që kjo shumë, të jetë në funksion të krijimit, të një bazamenti të infrastrukturës, për zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit më të ri në botë, siç kemi bërë shprehi ta quajmë Kosovën së fundi.

Mbas këtij suksesi të shënuar, Qeveria duhet të bëjë hapat e tjerë, drejt sukseseve të reja. Cilët do të ishin hapat e tjerë, me qëllim që këto investime, nga konferenca e donatorëve, të jenë komplementare me politikat e tjera shtetërore.

Luftimi i ekonomisë joformale, e cila është në masën shqetësuese. Sipas një analize të zyrës së BE-së, shtrirja e ekonomisë gri, apo ekonomisë joformale është në një shkallë brengosje. Ajo sillet diku prej 27% deri në 35%, të BPV, kjo shifër dekurajuese, na bënë që të jemi përgjegjës, për pasojat e kësaj gjendje në ekonominë tonë.


Angazhimet e tjera, në ngrirjen e shkallës së sigurisë, funksionimit të ligjit, si dhe luftimin e formave korruptuese si një fenomen kronik i shoqërisë sonë. Investimet në energji, me qëllim të krijimi të stabilitetit të furnizimit, me energji elektrike. Krijimi i një tregu me konkurrencë efektive, liria e qarkullimit të mallit dhe kapitalit, duke inkurajuar eksportin. Zbritja e normave të kamatave, rritja e prodhimtarisë, përmes zvogëlimit të shpenzimeve, dhe futja e risive në treg.

Bërja e një strategjie të zhvillimit ekonomik, të zbatueshme, jo strategji, vetëm sa për tu bërë. Bërja e politikave për tregun dhe konkurrencën efektive, duke zbatuar ligjin dhe respektuar parimet e konkurrencës të jetë në funksion të krijimit të një tregu të lirë dhe konkurrues. Marrja e përvojave të shteteve të lindjes, të cilat kanë arritur për një kohë të shkurtër, shkallë të lart në zhvillimin ekonomik, të cilat kanë arrit mu në sferën e ndryshimit të politikave dhe mentalitetit të biznesit. Siç janë përvojat e shteteve baltike; Estonia, Lituania dhe Letonia. Duke marrë këto përvoja, për ti vendosur në një rrafsh real, pastaj për ti studiuar kushtet dhe rrethanat tona. Bërja e këtyre politikave, kishte me qenë një detyrë me prioritet për momentin. Kishte me vënë ne binar, shumë probleme dhe kishte me bë një bazë, mbi të cilën do ishin ndërtuar edhe kahet e orientimit, e të zhvillimit tonë ekonomik. Bërja e politikave dhe caktimi i prioriteteve, për një zhvillim më dinamik, kishte me krijua avantazhe për ekonomin kosovare, e cila në momentin e tanishëm, ka nevojë të madhe për një nxitje politike dhe financiare, që kishte me bë shtytje edhe për investimeve të reja.

Bërja e një strategjie, për luftimin e ekonomisë joformale, duke filluar nga funksionalizimi i legjislacionit dhe krijimin e autoriteteve relevante përgjegjëse, sigurimi i informacioneve për shkallën e ekonomisë joformale, përmes sistemeve të avancuara teknologjike. Ngritja e kapaciteteve në luftimin e kësaj dukurie, pasojat e së cilës janë, të pa parashikueshme.

Pasojat e ekonomisë gri, janë fatale për momentin, andaj duhet një angazhim shumë serioz në këtë drejtim. Ajo përveç se dëmton infrastrukturën, ajo drejtpërdrejt dëmton edhe interesin fiskal të shtetit, duke nxitur evazionin fiskal. Dëmton tregun, jetën afariste, duke penguar zhvillimin e konkurrencës së lirë në treg, si dhe pabarazinë ndërmarrjeve në kushtet e tregut. Ekonomia joformale, dëmton sistemin bankar dhe qarkullimit bankar, duke rritur pasigurinë e sistemit financiar të një vendi.

Niveli apo shkalla e tërheqjes së investimeve të një vendi, ndikohet nga shumë faktor. Politikat qeveritare duhet shkuar, nga krijimi i një mjedisi tërheqës për investime, krijimin e parakushteve e një mjedisi konkurrues të shëndosh, që do të ishte tërheqës për investime të reja. Përkundër një mjedisi të brishtë, që do kishte qenë, frenues i këtyre trendëve, e do të na bënte, një vend, të pa interesuar për investitorët potencial. Tani, që jemi pjesë e CEFTA-s, liberalizimi i tregut është evident, duhet marrë hapat e nevojshme për përshtatje në një treg të tillë, shumë milionësh, ku konkurrenca është e fort dhe e ashpër. Përgatitjet për këtë, për Kosovën, si një vend me ekonomi prodhuese fillestare, është mjaft sfiduese, duke na dalë para vetës, shumë detyra dhe përgjegjësi. Aftësimi profesional, me qëllim të krijimit të njohurive, për zhvillimet e teknologjisë dhe zhvillimet e ekonomisë globale. Zvogëlimi i shpenzimeve përmes liberalizimit të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe shërbimeve te transportit.
Aplikimi për anëtarësim në BB dhe FMN, e që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e këtyre organizmave të fuqishëm financiar. Do të bënte Kosovën një vend atraktiv dhe të sigurt, duke nxitur ardhjen e shumë investitorëve. Angazhimi në uljen normës së kamatave, që edhe prodhuesit vendor të kenë mundësi, për marrjen e kredive të volitshme për zgjerimin e prodhimtarisë, dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Rritjen e kapaciteteve prodhuese me qëllim të rritjes së eksportit, dhe fuqisë konkurruese në treg të prodhuesve vendor.

Duke marrë parasysh mundësit e dhëna, pas Konferencës së Donatorëve, si një rast shumë serioz i mbështetjes ndërkombëtare, pas shpalljes së pavarësisë. Shfrytëzimi i këtyre mundësive në mënyrën më të mirë, duke potencuar edhe mbështetjen në sferën politike, sidomos deklarata e presidentin Bush, në zyrën ovale, që ju bëri liderëve kosovar. Kosova ka një rast të mirë, për një fillim të mbarë. Koha është të hedhim hapat e parë, të ndryshimeve qenësore, për një të ardhme më të mirë.