Site icon Telegrafi

“Është goditur se është ulë pa i thënë ulu”, ish-hetuesi i Policisë komenton videon ku Radoiçiqi grushton një person

Ish-hetuesi Murat Mehmeti, e ka komentuar videon ku shihet krimineli Milan Radoiçiq duke e goditur një person.

Mehmeti në TV Dukagjini, i përmendi edhe disa raste të tjera ku Radojçiq ka shfaqur dhunë ndaj atyre që nuk i janë bindur.

“Ka dy vjet që kam dëgjuar se kanë qenë tre persona përveç këtij që shihet në video, edhe një tjetër është goditë me shuplakë. Aj tjetri është goditë se është ulë pa i thënë ulu. Profili kriminal i Radojciqit është më i hershëm se i Zvonko Veselinoviqit. Në vitin 2003 kolegun tim të zyrës e ka godit para stacionimit policor në veri në prezencë të shumë kolegëve të tij, nuk është raportuar ai rast. Ma kanë konfirmuar, sa kam informacione nuk është raportuar”, tha ai.

Lexo po ashtu Dalin pamjet kur Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Tutje ai tha duhet të flasim se kush nga Kosova ka kontribuuar që Radojçiq të forcohet. Ai tha se Zvonko Veselinoviq dhe Radojçiq kanë marrë tenderë nga shteti i Kosovës.

“Kryetarin e sindikatës së arsimit, i njëjti person shti me armë rreth këmbëve, të tij, që kolektivi mos me bojkotu mësimin. Pse ka mbetur i pandëshkuar, Zvonko dhe Radoiciqi, nuk janë fajtorë vetëm ta… kisha thënë të zgjerohemi pak, të flasim që kush nga Prishtina kontribuoi me u forcu. Zvonko me kompaninë e tij kanë marrë tenderë nga Kosova”, tha ai.

Ai ka bërë një pyetje publike në drejtim të AKI-së, se a ka qenë e rrezikuar siguria nacionale pasi që paratë e buxhetit i kanë marrë përmes tenderëve kriminelët në veri.

“A kanë qenë të njoftuar AKI që paratë e buxhetit të përfundojnë në duar të Zvonkos a po e rrezikojnë sigurinë nacionale. Pyetje publike qysh mos me ditë? A kanë bërë verifikim… ka fillu me u shkri maja e ajsbergut….Zvonko nuk i ka marrë paratë nga buxheti i Kosovës me dhunë”, tha ai.

Exit mobile version