Është gjetur i vdekur ish-kampioni botëror i xhudos, Craig Fallon

230:"BIRMINGHAM, UNITED KINGDOM - JULY 16: Craig Fallon of the British Olympic Judo Team poses for a photograph during the Team GB Kitting Out at the NEC on July 16, 2008 in Birmingham, England. (Photo by Jamie McDonald/Getty Images) 12:"Getty Images
Ish-kampioni botëror i xhudos, Craig Fallon, është gjetur i vdekur në një mal, pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij.
Trupi i 36-vjeçarit është gjetur në pjesën lindore të Shropshire, pasi kërkim e policisë kishin nisur të dielën.
Autoritetet kanë thënë se trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur 'The Wrekin', në orët e hershme të mëngjesit të të hënës.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë akoma i ditur, ndërsa policët kanë thënë se nuk besohet të jetë përfshirë ndonjë palë tjetër. Në ndërkohë, mjeku ligjor është duke e bërë ekspertizën.
Drejtori i Xhudos Britanike, Nigel Donohue, ë ka përshkruar Fallonin si xhudistin më të suksesshëm britanik të epokës moderne. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































