Trajneri holandez Ronald Koeman e ka kritikuar Barcelonën për mungesën e “respektit” ndaj legjendave të tyre, por shtoi se ëndërron të kthehet në klub një ditë.
Koeman, një legjendë e Barcelonës më vete, kohët e fundit pohoi se do të donte të kthehej në klub në të ardhmen, por jo në cilësinë e një trajneri . Holandezi dëshiron të ribashkohet me klubin e tij të dashur për të ndihmuar lojtarët e rinj të përmirësojnë teknikën e tyre.
Megjithatë, 61-vjeçari nuk ka gjasa të kthehet te Blaugrana ndërsa presidenti Joan Laporta mbetet në krye të klubit pasi ishte nën drejtimin e tij kur Koemanit iu tregua dera si trajner i Barcelonës në vitin 2021.
Koeman mbetet kritik ndaj skuadrës nga “Camp Nou” dhe mendon se klubi i ka trajtuar keq legjendat atë personalisht, por edhe Xavin dhe Lionel Messi,
Ai ka sugjeruar ndryshimin e mentalitetit , duke shtuar se është më i rëndësishëm sesa ndjekja e lojtarëve kryesorë, si ylli i Spanjës, Nico Williams.
“Unë kam një ëndërr të kthehem në Barcelonë, por nuk do të jetë si trajner. Unë dua të ndihmoj lojtarët të përmirësojnë teknikën e tyre. Problemi i Barcelonës në vitet e fundit ka qenë se njerëzit si Lionel Messi, unë dhe Xavi jemi larguar, është më mirë të respektojmë legjendat e klubit, sesa të vrapojnë për lojtarë si Nico Williams”, deklaroi ai.
Barcelona me Hansi Flick në krye do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, ku do të përballen me Real Madridin, Manchester Cityn dhe AC Milanin në ndeshje miqësore. /Telegrafi/