Liverpoli mposhti Manchester Unitedin si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Premier, ku egjiptiani Mohamed Salah ishte më i miri në fushë.

Dy gola i shënoi Luis Diaz në minutën e 35-të dhe 42-të, ndërsa të tretin Mohamed Salah në minutën e 56-të.


Anësori egjiptian i asistoi kolumbianin për të dy golat dhe ishte lojtari më i vlerësuar në ndeshje, me vlerësimin 8.9 nga SofaScore.

Screenshot 2024 09 01 185345

Pas ndeshjes, ai komentoi kontratën e tij me Liverpoolin, e cila hyri në vitin e fundit, duke mohuar se mund të jetë viti i tij i fundit.

"Ky është viti im i fundit në klub dhe dua ta shijoj. Kam një verë të gjatë pas meje në të cilën kam menduar shumë dhe kam qenë pozitiv. Jam i lirë të luaj futboll. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm".

"Askush në klub ende më ka folur për zgjatjen e kontratës, është e mundur që unë të luaj sezonin tim të fundit këtu”, deklaroi 32-vjeçari Salah pas ndeshjes.

Screenshot 2024 09 01 185316

Egjiptiani është ndër lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Liverpool në histori. Ai luajti 352 ndeshje dhe shënoi 214 gola me 92 asistime. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app