A është e drejtë të kërkoni rritje të pagës, pas ‘goditjes’ së pandemisë?

Me nivele të larta të papunësisë dhe me shumë kompani që ulin pagat e punonjësve për t’i mbijetuar pandemisë, kërkesa për rritje rroge në këtë periudhë mund të duket e tepërt. Por, nëse jeni ende i punësuar gjatë pandemisë, jeni ‘të mallkuar me fat’
Mund të tundoheni për të hequr dorë nga biseda për ngritje rroge për momentin, por nuk keni pse të humbni të gjitha shpresat. Edhe në një pandemi, ka ende mënyra për të kërkuar vlerësim për punën tuaj dhe shumë kompani janë të gatshme që për punonjësit e tyre, të ofrojnë përfitime alternative në vend të një rritjeje.
TMRE kërkoi ndihmën e Burimeve Njerëzore dhe ekspertëve financiarë për të gjetur se si t’i qaseni temës me shefin tuaj dhe të zbuloni se cilat përfitime të tjera mund të jeni në gjendje të negocioni në këtë periudhë.
A duhet të kërkoni ngritje rroge tani?
Shumica prej nesh mbështetet në një rritje vjetore (sado e vogël apo e madhe mund të jetë) për të përballuar kostot gjithnjë në rritje të jetesës, kështu që është e natyrshme të ndiheni të zhgënjyer, të mërzitur apo edhe të stresuar nëse zbuloni se kompania juaj, nuk e ka në planin afatshkurtër rritjen e rrogës për punonjësit.
Një pjesë e punës së një punëdhënësi është sigurimi që punonjësit e tyre janë të lumtur, të angazhuar dhe të motivuar, kështu që ju mund të jeni në gjendje të merrni një lloj tjetër shpërblimi monetar në vend të një rritjeje.
“Shpërblimi i punonjësve nuk kërkon gjithmonë një investim të madh të kompanisë. Shpërblimet spot (shuma të caktuara monetare që i jepen punonjësit pas një periudhe të caktuar ose pas një pune shtesë) janë mënyra të shkëlqyera për të njohur kontributin e një punonjësi. Plus, këto pagesa tentojnë të rrisin moralin,” Marta Moakley, redaktore ligjore në faqen e internetit të burimeve njerëzore Tha XpertHR.
Çfarë përfitimesh të tjera mund të negocioni?
Edhe nëse një ngritje rroge nuk është në plan këtë vit, ju prapë meritoni të korrni përfitimet e të gjithë mundit tuaj. Dhe nëse punëdhënësi nuk ju ofron përfitime alternative për të zbutur ‘goditjen’, gjithmonë mund t’i kërkoni vetë, shkruan Class.
“Në varësi të madhësisë së kompanisë, ka shumë përfitime të tjera për të kërkuar në vend të një rritjeje,” tha Trina Patel, menaxhere e këshillimit financiar në aplikacionin e administrimit të parave Albert.
“Ju mund të bëheni krijues këtu pasi çdo industri dhe kompani është e ndryshme – merrni parasysh atë që punëdhënësi juaj do të jetë në gjendje të ofrojë, edhe nëse është jomonetare (dmth. një orar fleksibël i punës). Punëdhënësit e kuptojnë se kjo është një kohë e vështirë, kështu ata mund të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ju”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?
Sa paguhen aktoret e filmave pornografikë për çdo akt të ndyrë që e bëjnë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës