LAJMI I FUNDIT:

ESHS: Papunësia në Maqedoni është ulur në 17.5 përqind

ESHS: Papunësia në Maqedoni është ulur në 17.5 përqind

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2019 është ulur në 17,5, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas të dhënave të publikuara numri i personave të papunë në vend është 168.180 persona, ndërsa numri i të punësuarve 794.283 persona.

Shkalla e aktivitetit në tremujorin e dytë është 57,1 për qind, shkalla e punësimit 47,1, ndërsa shkalla e papunësisë është 17,5.


Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë ishte 17,8 për qind, ndërsa në fund të vitit 2018, ishte 20,7 për qind./Telegrafi/