Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është që të vazhdojë të mbështes dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si një mënyrë për të gjetur zgjidhje.
“Shpresojmë se do të mund të jemi partnerë të të dyja qeverive (Kosovës dhe Serbisë v.j) dhe mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku”, ka thënë Escobar.
Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi përmes videos në forumin 2BS (To be Secure) i zhvilluar të premtën (15 tetor) në Budvë të Malit të Zi.
Duke folur për Malin e Zi, diplomati lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse.
“Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vjetët e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar, transmeton REL.
Një nga pyetjet për zyrtarin amerikan ishte në lidhje me akuzat gjatë samitit të NATO -s në muajin qershor në Bruksel, kur jozyrtarisht u tha se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjitha të dhënat me Qeverinë e re të Malit të Zi, për shkak të ndikimit që kanë Serbia dhe Rusia në të.
“Ekzistojnë frika të tilla dhe populli i Malit të Zi duhet t’i marrë seriozisht”, tha Escobar.
Në pyetjen nëse për Ballkanin Perëndimor është është një mesazh i keq që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian nuk iu dha drita e gjelbër një afati për anëtarësim të këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.
Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë shumë larg dhe kohë e gjatë pritjeje, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po e thotë se Evropa duhet të shpejtojë procesin e integerimit të këtyre vendeve.
Megjithëse ai beson se tensionet aktuale etnike në rajon kanë ngjashmëri me vitet 1990, Escobar pret që ato të tejkalohen përmes përpjekjeve të rinovuara të BE-së dhe SHBA për të ndihmuar rajonin.
Rajoni me sfida të shumta
Ndërsa, Mircea Geoana, zëvendës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, tha se rajoni mund të mbështetet në NATO-n në kuadër të aspiratave të tij euroatlantike. Sipas tij, vështirësitë janë të shumta, dhe se Rusia po bëhet më agresive, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
“Aktivitetet ushtarake dhe hibride të Moskës synojnë të destabilizojnë shoqëritë, institucionet tona dhe të dobësojnë sistemet tona demokratike dhe besimin e qytetarëve tanë”, tha zyrtari i lartë i NATO -s.
Ai tha në këtë forum se Kina, në anën tjetër, po përdor fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake për të kontrolluar infrastrukturën kryesore në vende të ndryshme, përfshirë ato në rajon.
“Asnjë vend nuk mund të luftojë vetëm kundër të gjitha këtyre sfidave, ne mund t’i kundërshtojmë këto kërcënime së bashku, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë në NATO”, tha Geoana.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj