LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Nuk do të hezitojmë të vendosim sanksione për destabilizuesit e rajonit

Escobar: Nuk do të hezitojmë të vendosim sanksione për destabilizuesit e rajonit

SHBA nuk do të hezitojë të përdorë sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë për akterët e korruptuar dhe destabilizues në rajon, tha për agjencinë malazeze MINA, Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerësoi se politika ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën dhe nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve të Ballkanit Perëndimor.

“Në mënyrë që Mali i Zi të bëjë përparim konkret në rrugën euro-atlantike, liderët politikë, shoqëria civile dhe të gjithë ata që besojnë në të ardhmen evropiane të vendit duhet të punojnë së bashku për të krijuar një shoqëri demokratike”, tha Escobar.


Ai shpjegoi se në një shoqëri të tillë, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet i sigurt dhe anëtar i barabartë i komunitetit.

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

I pyetur se si e sheh ai Memorandumin e nënshkruar nga Lëvizja Qytetare URA, Civis, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave, Escobar tha se SHBA nuk ka qëndrim zyrtar për marrëveshjen politike.

“Megjithatë, ne mbështesim ata që janë për një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili është i pozicionuar në institucionet euroatlantike”, tha Escobar.

I pyetur nëse të gjithë akterët politikë në Mal të Zi ndajnë këto vlera, Escobar tha se “nuk do të thosha se jo”.

Ndryshe, SHBA-ja gjatë ditës së djeshme i ka vendosur sanksione të reja liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori