LAJMI I FUNDIT:

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t’i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t’i kthehen normalizimit të marrëdhënieve
Foto: Arkiv

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një interviste dhënë për klix.ba, ka folur për krizën e fundit në Kosovë, reflektimet e problemeve të veriut në rajon dhe çështjet sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai është pyetur për qëllimin e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi dhe si e sheh zgjidhjen e krizës, duke marrë parë parasysh se sipas klix.ba, Albin Kurti ka ndryshuar disi status quo-n pas zgjedhjeve të fundit, transmeton Telegrafi.

“Zgjidhja afatgjatë është vazhdimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe të dyja vendet kanë mbështetjen tonë në këtë rrugë. Megjithatë, gjatë rrugës, ata duhet të punojnë edhe për normalizimin e marrëdhënieve. Në Ohër kemi pasur një marrëveshje shumë të mirë. Ajo marrëveshje normalizimi shkoi më tej se çdo dokument tjetër, dhe ne duhet t’i kthehemi atij procesi dhe të fillojmë të përmbushim të gjitha elementet e asaj marrëveshjeje. Bashkimi Evropian do të ofrojë disa propozime se si të kthehemi në atë proces dhe si të zvogëlohen tensionet aktuale, por unë do ta lë për më vonë sepse jemi ende në proces të bisedës për këtë”, tha Escobar.


Gjithashtu është pyetur nëse SHBA-ja mbështet Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kush do të mund të garantojë që nesër ndonjë grup tjetër etnik në Serbi, Mal të Zi apo diku tjetër nuk do të kërkojë autonomi shtesë apo status special.

“Çështja e Kosovës është e veçantë. Ne nuk duam të kopjojmë Dejtonin në Kosovë apo Kosovën në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë anëtarë të atyre institucioneve që kërkojnë mbrojtjen e popujve pakicë në përputhje me standardet e BE-së. Ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim Asociacionin si asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim asnjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër, që nuk po e bëjnë tashmë për të zbatuar reformat që BE-ja u kërkon atyre”, tha ndër tjera Escobar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori