LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me krijimin e Asociacionit

Escobar: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me krijimin e Asociacionit

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim virtual me gazetarët, ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel.

Escobar ka thënë se implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, fillon me themelimin e Asociacionit.

“Para takimit të djeshëm në Bruksel kemi diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. Implementimi i saj fillon me themelimin e Asociacionit. Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, tha Escobar, shkruan Telegrafi.


Ai shtoi se tani në javët e ardhshme do të ketë një takim tjetër në nivel të kryenegociatorëve dhe është koha që të lëvizim përpara.

“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.

Emisari amerikan tha se të dy propozimet për draft statutin e Asociacionit – të popozuara nga Kurti dhe të ekipi menaxhues, ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Escobar theksoi se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian janë të përkushtuar për të arritur normalizimin e raporteve për të dyja vendet, pasi që stabiliteti i Ballkanit varet nga kjo.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori