Kompania e njohur turke në sektorin minerar ESAN me iniciativë të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka prezantuar sot para Komisionit Ndërministror mundësitë dhe planet e saj investive në Republikën e Kosovës dhe akterëve tjerë institucionalë që mund të prekin këto investime potenciale.
Ministri Stavileci tha se hyrja në fuqi e Ligjit për Investime Strategjike, sektori minerar dhe sektorët të tjerë kanë një dritare të re mundësish për investitorët që duan të investojnë këtu, me çka krijohen shumë vende pune.
Kreu i MZHE-së tha se aktualisht është duke u punuar paralelisht në dy iniciativa ligjore mjaft të rëndësishme, të cilat e kompletojnë kuadrin ligjor të sektorit minerar siç është amandamentimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe Ligji për Mbetjet Industriale nga MMPH, çka shkon në drejtim të krijimit të kushteve për investime në sektorin minerar.
Stavileci përsëriti se çdo investim duhet t’i plotësojë tri kriteret kryesore atë ekonomik ambiental dhe mjedisor.
Nga ana e tij, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se Kompania “ESAAN” ka vite që vepron në këto zona dhe gjatë këtyre viteve ka arritur rezultate të matshme.
Ai tha se është i interesuar t’i gjejë modalitetet e mundshme legjislative që zonat e interesit të jenë të gatshme për investime, qoftë në modelin e investitorit strategjik, qoftë në modelin e investitorëve të tjerë në mënyrë që këto zona të jenë në funksion të shkencës, të hulumtimit por edhe të zhvillimit të vendit.
Kurse, Drejtoresha e ESAN-it, Serpil Demirel duke prezantuar profilin dhe planet e kompanisë për Kosovë, tha se nëse hulumtimet e rezerva rezultojnë të suksesshme janë të gatshëm të investojnë më shumë se 100 milionë në këtë sektorë.
Ajo tha se me licencat e hulumtimeve që kanë marrë në vendit tonë, po kërkojnë Plumb dhe Zink, pasi çmimet e këtyre metaleve në treg janë rritur. “Në ESAN, politikat lokale të punësimit janë diçka që ne i kushtojmë rëndësi dhe kudo që ne shkojmë për investime ne punësojmë njerëz nga aty dhe kemi programe speciale edukative për trajnimin e punëtorëve, e veçanërisht përfshirjen e grave”, tha Demirel.
Drejtori për hulumtime në ESAN, Ali Can Akpinar duke prezantuar aktivitetet e kompanisë përgjatë pesë viteve në Kosovë, ka theksuar se këtu kanë parë potencial, prandaj kanë kryer hapin e parë që ka qenë eksplorimi.
“Në vitin 2015 dhe 2016 ne kemi bërë shpime diku 8 mijë metra në Bellaqicë. Në këtë periudhë pesëvjeçare ne kemi shpenzuar 5 milion euro. Në hapin tjetër ne kemi marrë harta dhe në kemi parë potencial për plumb dhe zink në tri zona me interes siç janë: Karaqa e Gumnishta (Vushtrri) dhe Bresalci (Gjilan)”, tha Akpinar.
Sipas tij, në zonën e Gumnishtës kanë parë potencial për Plumb, Zink dhe Argjend ndërsa në Bresalc kanë hasur potencial për Ari dhe Plumb. Akpinar shtoi se ESAN planifikon të investojë 43 milionë dollarë dhe angazhimin e 410 punëtorëve.
Nismat për investime në këto zona i kanë mirëpritur edhe drejtuesit e komunave ku gjendet këto resurse siç janë Vushtrria dhe Gjilani. /Telegrafi/
https://vimeo.com/211640314
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës