LAJMI I FUNDIT:

Ermira Mehmeti: Nëntoka më ka shantazhuar

Ermira Mehmeti: Nëntoka më ka shantazhuar

Deputetja Ermira Mehmeti ka folur për dritare.net për skandalin me përgjimet telefonike private ku thuhet se ajo dhe zv.kryeministri Musa Xhaferi flasin në telefon, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali.”

Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori. Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan


“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur.” thotë Mehmeti për dritare.net ./Telegrafi/