Ermal Fejzullahu paralajmëron këngën e re (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu shumë shpejt do të publikojë një këngë të re me videoklip.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes publikimit të një fotografije në rrjetet sociale, ku shihet një nga skenat e videoklipit të ri.
Kënga do të jetë ritmike, dhe pritet të publikohet pas dy javësh.
Përndryshe, ky projekt vjen pas bashkëpunimi të tij të fundit me reperin Gjiko "Hajmali", e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe mori miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































