Toronto është goditur nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi të reshura të mëdha të shiut dhe vërshime, kurse në tërë qytetin janë shkulur shumë pemë.
Në qendër rrufeja ka goditur një pemë e cila për pak sa nuk përfundoi mbi kokat e qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Stuhia e fuqishme ka zgjatur rreth një orë, e erërat e forta kanë fryrë me shpejtësi prej 70 kilometra në orë duke bërë që nga 50 milimetra shi të bie për metër katrorë.
Në disa pjesë erërat kanë qenë edhe më të forta, ku në pjesën perëndimore të Torontos kanë fryrë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.
“Gjithçka po lëviz me shpejtësi të madhe, përveç shiut të rrëmbyeshëm dhe rrugët që janë shndërruar në lumenj, shkulja e pemëve po shkakton problem të madh”, thuhet në kumtesën e institutit meteorologjik të Kanadasë. /Telegrafi/