Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të pritet të premten në Berlin në kuadër të një vizite që po i bën Gjermanisë në kohën kur dy shtetet kanë qëndrime të ndryshme për luftën e Izraelit me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk në vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes së tij për president.
Turqia shihet si një partner i vështirë, por thelbësor në Gjermani – shteti në të cilin jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz me prejardhje turke.
Edhe pse ka pasur tensione në vitet e fundit, shteti gjithashtu është aleat i NATO-s në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë.
Kjo vizitë ka mbetur nën hije pas rritjes së hendekut midis qëndrimeve të dy vendeve sa i përket ngjarjeve pas sulmit të grupit ekstremist palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor.
Gjermania është një aleat i vendosur i Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për një armëpushim, ndërsa shtyn për ndihmë për civilët në Gaza, duke bërë thirrje për “pauza humanitare” dhe duke kërkuar të mbajë kanale të hapura komunikimi me vendet e tjera në rajon për të parandaluar përhapjen e konfliktit.
Erdogan ka marrë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit. Të mërkurën, ai e quajti atë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën së bashku me të gjithë banorët e saj.
Grupin radikal palestinez të Hamasit ai i përshkroi si “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokat dhe njerëzit e tyre.
I pyetur në fillim të kësaj jave për komentet e Erdoganit, Scholz nuk e përmendi liderin turk me emër, por tha se “akuzat që po bëhen atje kundër Izraelit janë absurde.”
“Të mërkurën, Scholz i tha parlamentit se bisedimet e tij me Erdoganin do të përfshijnë një diskutim të “pikëpamjeve të ndryshme në këtë çështje, është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe që ne ta bëjmë qëndrimin tonë shumë të qartë.”
Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia muajin e kaluar pasi Erdogan akuzoi këtë shtet për kryerjen e krimeve të luftës. Më vonë, edhe Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania